S’kanë fund ‘telashet’ për Kejvinën, pas sherrit me Luizin, SPAK kërkon konfiskimin e automjetit të saj! Modelja 'merr pushim' nga rrjetet sociale

S’kanë fund ‘telashet’ për Kejvinën, pas sherrit me Luizin, SPAK kërkon konfiskimin e automjetit të saj! Modelja 'merr pushim' nga rrjetet sociale

Redjan Rraja dhe Kejvina Kthjella

Modelja Kejvina Kthella reagoi për të parën herë dhe ndoshta të vetme pas gjithë episodit të Big Brother, ku mori edhe ndoshta mospëlqimin më të madh nga publiku. Me ironi , pasi u vu në qendër të mediave rozë pas sherrit me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, ajo tha se të vetmit që u ka kërkuar falje janë fansat e Luizit, për të cilët thotë se janë të vetmit që janë lënduar seriozisht. E më pas, modelja ka marrë "pushim" nga rrjetet sociale. 

Pas kësaj deklarate, modelja ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram”, duke e mbyllur kështu njëherë e mirë kapitullin e bujës së madhe të sherrit live në emision.

Por, përtej jetës së mediave rozë, Kejvina duket se ka edhe disa çështje me drejtësinë që i duhet të merret.

Gjykata e posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskime e pasurive të Redjan Rraja mes tyre dhe një makinë Audi model a8 për te cilën bashkëpronarë është Kejvina Kthjella

As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkeshortja e Redjan Rrajes. Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. seanca e radhës është lënë me 31janar ora 08:00.

Që në tetorin e kaluar Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një makinë e cila ishte në përdorim të modeles Kejvina Kthella. Ndër të tjera SPAK kërkon që shtetit t’i kalojnë 1 apartamenti, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë 'Rolex' dhe si dhe 2750 euro.

Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.  Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. 

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pet: 30/01/2023 08:05

    Jo jo, nuk eshte pushim. por po kerkon debilin e radhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit