Skeda/ Procesi i Berlinit, nga prezantimi në gusht të 2014 me iniciativë të Merkel, te samiti i Tiranës, i dhjeti që prej themelimit! Çfarë është arritur

Tirana sot do të jetë qendra e politikës evropiane teksa do të presë Samitin e Procesit të Berlinit, i dhjeti në radhë që prej vitit 2014 por historik pasi është i pari që zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian, në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Nisma u iniciua dhe u prezantua më 28 Gusht 2014, nga vetë Kancelarja Gjermane Angela Merkel me një objektiv të qartë:  Progres real në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe rritja e “bashkëpunimit ekonomik rajonal, duke hedhur kështu bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Bosnja - Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë vetë Bashkimi Evropian si Union dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.

Lidhja mes kombeve përmes dimensionit shoqëror (shkëmbimeve humane), bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik të rajonit është qëllimi kryesor.

Por çfarë është arritur deri më tani në 9 vite samite? Vendet janë afruar më shumë politikisht por edhe ekonomikisht. Tri marrëveshje shumë të rëndësishme u nënshkruan vitin e kaluar në Berlin mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor; . Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike si dhe marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA, marrëveshje e cila do të pasurohet me profesione të tjera në samitin e së hënës.  Këto marrëveshje janë ratifikuar edhe nga Parlamentet e Kosovës dhe të Serbisë dhe po zbatohen nga strukturat kombëtare përkatëse, gjë që tregon qartë vlerën e shtuar të Procesit te Berlinit, krahasuar me iniciativa të ngjashme.

Janë hedhur hapa konkretë në drejtim të Tregut të Përbashkët Rajonal, që u hartua në vitin 2021 dhe po implementohet në bashkëpunim edhe me CEFTA, në drejtim të zonës tregtare rajonale që përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve; zonës rajonale të investimeve; zonës dixhitale rajonale si dhe zonës rajonale industriale dhe innovative

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit. Në Samitin e Procesit të Berlinit korrik 2021 u miratua në parim ideja e korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë (Samiti), Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile), organizatat rinore (Forumi Rinor) dhe shoqatat e biznesit (Forumi i Biznesit).

Iniciativa ‘Ballkani i hapur’ u duk sikur do ta linte në hije ‘Procesin e Berlinit’ por në fakt edhe më deklarimin se iniciativave trepalëshe në rajon e mbylli mision, projekti i shpallur 9 vite më parë nga Angela Merkel duke se po vijon, duke u bërë iniciativa që ka afruar më shumë vendet e Ballkanit se çdo nismë tjetër me Samitin e Tiranës që përcaktohet si një prej stacioneve më të rëndësishëm, në një kohë kur rajoni ka nevojë më shumë se kurrë për afrim konkret.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardo: 16/10/2023 19:01

    Opinga e Sheros eshte arritur.Se shpejti,nga 2070 do perfundojme dhe do jemi ne Europe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës