Klement Balili 46-vjeçari që akuzohet nga Partia Demokratike si kreu i një grupi kriminal që merret me trafik ndërkombëtar të lëndë narkotike për 2 vite ishte Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.
Mediat greke pohojnë se sasia prej 700 kilogram Cannabis Sativa që u sekuestrua pak ditë më parë në vendin helen i përket një biznesmeni të suksesshëm shqiptar. Partia Demokratike pretendon se është fjala pikërisht për Kelment Balilin.
Ky i fundit një biznesmen i njohur në këtë qytet, teksa së fundmi është edhe pronar i kompleksit turistik “Santa Quaranta”.
Resorti luksoz "Santa Quaranta" në Sarandë, në pronësi të nipit të Balilit, kryetar i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili është ish-Kampi i Punëtorëve.
Balili ndërkohë është edhe pronar i hotel Olivias në bregdetin e Butrintit, një ndër hotelet më të njohura të zonës.
Së bashku me vëllezërit e tij Klement Balili është pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk”, e cila operon në qarkun e Vlorës.
Prej dy vitesh Klement Balili është emëruar drejtor i transportit në qytetin bregdetar te Vlorës.
2 vite më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani në një dalje për mediat akuzoi Klement Balilin si një person i përfshirë në trafikun e drogës.
Në 2006 Klement Balili u arrestuar nga policia e Shtetit në kuadër të një aksioni antidrogë që u finalizua me prangosjen e disa personave mes të cilëve edhe zyrtarë shtetëror.
Hetimi ndaj Kelmend Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO