SKEDA/ Nga momenti kur Edvin Priftit iu vunë prangat në gjykatë tre vite më parë deri sot! Dosja u hetua nga Altin Dumani

SKEDA/ Nga momenti kur Edvin Priftit iu vunë prangat në gjykatë tre vite më parë deri sot! Dosja u hetua nga Altin Dumani

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.242, të vitit 2020, me të pandehur shtetasin Edvin Prifti, me detyrë mjek kardio-kirurg, pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Shqiptarja.com sjell historikun nga momenti kur u arrestua në sallën e gjyqit Edvin Prifti tek sot kur SPAK e mori të pandehur

Më 13 shkurt të 2021 Shefit të Repartit të KardioKirurgjisë Edvin Prifti I vunë prangat në sallën e gjyqit. Kërkesa e firmosur atëherë nga prokurori Altin Dumani, sot kreu i SPAK u bë gjatë seancës gjyqësore nga Prokurorët, pasi mjekut të njohur i ishin gjetur në banesë dhe në zyrën e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë të reja

Në fillim të marsit 2021 Mjeku Prifti u la i lirë nga Gjykata e Apelit por iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit në spital.

Më 21 maj 2021 Apeli i Gjykatës Speciale kundër korrupsionit i dha atij të drejtën për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë.

Më 8 nëntor 2021 GjKKO I refuzoi kërkesën e mjekut për të liruar llogaritë e sekuestruara

Më 16 shkurt 2022  Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e mjekut për të ushtruar profesionin, teksa SPAK nuk kishte përfunduar hetimet.

Më 10 qershor 2022 SPAK kontrollon banesën e mjekut pasi dyshohej se ishte pjesë e një skeme të trafikut të ilaçe nga Italia. Dyshohet se ai ishte pikë kontakti me mjekët në Itali. Në kuadër të hetimeve të SPAK dhe antimafias italiane dyshohej se grupi kriminal kishte  shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false.

24 qershor 2022 Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin për ushtrimin e profesionit për kardiokirurgun.

8 shkurt 2024 SPAK I komunikon akuzat mjekut Prifti

13 shkurt 2024 SPAK dërgon dosjen për gjykim dhe merr të pandehur për 4 akuza mjekun kardiolog i cili aktualisht vijonte të punonte si kardiokirurg në QSUT. Ndaj tij rëndojnë: Korrupsion pasiv në 7 raste, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.


Lajmi kryesor:

Zbulohen 4 akuzat për mjekun Edvin Prifti! SPAK: Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër