DURRES- Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit, i njohur si projekti TID, është një ndërmarrje e shumëdebatuar që synon shembjen e 74 objekteve dhe restaurimin e disa të tjera me vlera historike e kulturore.

Projekti financohet dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro‑Amerikan për Zhvillim (AADF) me një buxhet prej 6.7 milionë USD. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar gjashtë vjet më parë mes AADF, Bashkisë së Durrësit dhe Ministrisë së Kulturës.
Në prill 2024, Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, firmosi Lejen e Zhvillimit. Ky vendim përcakton edhe gjurmën e projektit. Në ekran po shihni hartën e Durrësit historik, që nis nga Bashkia e deri tek Torra Veneciane. Zona ku do të zhvillohet projekti shtrihet në dy krahët e bulevardit Epidamn, njohur si rruga tregtare. Në grafikë janë rrethuar me të kuqe të gjitha ndërtesat që do të preken.

Në këtë hartë të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, dallohen qartë kufijtë: Kulla Veneciane në jug, muret romake dhe kulla e kalasë në perëndim, rruga “Imzot Fan Noli” në lindje dhe rruga “Egnatia” në jug.

Sipas vendimit të Qeverisë, 74 familje dhe biznese brenda zonës historike do të shpronësohen me nje fond total 315.5 milionë lekë (rreth 3.2 milion euro).
Ndërsa në grafikën e dytë shihen 34 objektet që do të shemben të parat dhe ndodhen më pranë Amfiteatrit. Janë shtëpitë dhe dyqanet (rrethuar me të kuqe) dhe gjenden në rrugicat ‘Doktor Margariti’ dhe “Sotir Noka”.

Banorët kanë organizuar protesta dhe kanë bërë padi individuale në gjykatë, duke kundërshtuar shembjen e banesave dhe dyqaneve. Ata argumentojnë se kompensimi është më i ulët se vlera e tregut dhe kërkojnë pezullimin e projektit, rishikim të tij dhe rritjen e çmimit të referencës.
Ndërsa ADDF-ja në faqen zyrtare ka dhënë disa informacione për projektin, ku thotë se do të kryhet restaurimi i murit të sipërm të kalasë, restaurimi i fasadave përgjatë Bulevardit Epidamn, kthimi në pedonale i rrugicave të vogla lidhëse mes bulevardit dhe Amfiteatrit si dhe përmirësimi i infrastrukturës me kalldrëm, etj.


Komente











Ku eshte ai tan shkreli arkeologu famshem qe dilte nje me dy per nje gardh tek rr elbasanit ?
PërgjigjuAsht ba demokrat i mall ay