SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

Zihni Shahu

Zihni Shahu ka qenë kryetar i Gjykatës së Elbasanit, por u largua nga sistemi pasi nisi procesi i Vettingut në vitin 2020. Shahu dha dorëheqjen 7 muaj pasi kishte nisur procesi i kalimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në filtrat e pasurisë dhe aftësive profesionale. Në vendimin e bërë publik 4 vjet më parë, KPK bëri të ditur se ndaj ish-gjyqtarit ndërpritej procesi i Vettingut, ndërsa Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Pas operacionit të 31 korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie, ndryshe nga Fetahu në “arrest shtëpie”, por duket se emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC. Edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, akuzohet nga SPAK për dosjen e organizatës “Çopja” në Elbasan.


Lajmi kryesor:

Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste! Pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (EMRAT)


xy/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban