Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Avokati: E padrejtë, ka një fëmijë të sëmurë, tjetrin të mitur! Vajza: Mami është detyruar të lirojë kriminelët! (EKSKLUZIVE)

TIRANË- Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha,  e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK. Ndërkohë për avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren Manuela Mallkuçi dhe 7 të arrestuarit e tjerë të cilët në një skemë kriminale do lironin nga burgu Sajmir Petanin, masa mbeti e njëjtë, arrest në burg.

Një deklaratë e fortë mund të cilësohet ajo e dhënë nga vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha jashtë dyerve të gjykates ku nëna e saj ishte në pritje të vendimit. Ajo ka deklaruar se nëna e saj si gjyqtare e Krujës ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit.

Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë padrejtësi në gjykata. Në vijim të kësaj deklarate, ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.

Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK në sallën e gjyqit teksa zhvillohej një seancë së bashku me avokati Aldo Tabaku, kryesekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi, mjek të dënuar e familjarë të tyre.

Të arrestuarit 
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Avokati Aldo Tabaku
Sekretarja Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi

Kronika e ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Avokati: E padrejtë, ka një fëmijë të sëmurë, tjetrin të mitur

 

Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, është shprehur se gjykata e ka lënë në burg, edhe pse ky sipas tij ishte një vendim i padrejtë.

“Gjyqtarja nuk meriton arrestin me burg për shkaqe humane që lidhet me kushtet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj dhe tjetrit  që e ka të mitur”, tha Visha.

Ora 11:32
Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha: Të lihet në arrest shtëpie, ka babanë e sëmurë dhe fëmijë të mitur

Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Ardian Visha ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi sipas tij Hoxha ka babanë dhe një fëmijë të mitur.

Ora 10:42
Deklaratat e vajzës dhe babait se Enkelejda Hoxha është kërcënuar, SPAK do i marrë zyrtarisht në pyetje

1613206658_BABAI.jpg

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se pas dëshmive që babai dhe vajza dhanë në media, SPAK do t’i marrë në pyetje dhe do t’i përfshijë këto deklarata në hetimet e tyre. Vajza bëri deklaratën e fortë se mamaja e saj, gjyqtarja Enkelejda Hoxha është detyruar që të lirojë kriminalet, e ndërsa babai tha se 10 mijë eurot e gjetura janë të ligjshme.

Ora 10:29
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha do njihet me masën e sigurisë, Report Tv sjell foto nga brenda seancës

1613208076_hoxha.jpg

Report Tv ka siguruar foto nga brenda seancës gjyqësore, ku gjyqtarja e Enkelejda Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë, do të njihen me masën e sigurisë.

Ora 10:10
EKSKLUZIVE/ Babai i gjyqtares Hoxha: Kam pritur SPAK natë e ditë se jam i ndershëm! Vajza fle te këmbët e djalit me autizëm në një divan me dërrasa

Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares  Enkelejda Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në Gjykata. Në vijim të kësaj deklarate, ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.

“Ajo ka numrin më të vogël të kthimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam priture SPAK nat e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri. Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë'. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, tha Hoxha për Report Tv.

Ora 10:01
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha liroi të dënuarit me burg, vajza bën deklaratën e fortë për Report Tv: Mamaja është detyruar (EKSKLUZIVE)

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit.

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza për Report Tv.

 

Foto nga seanca
B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 14/02/2021 02:55

    Ja kaq qe spektakli i arrestimeve. Me nje strukture si SPAK, me prokuroret me te sofistikuar ne korrupsion ne Shqiperi. Them keshtu se jane aq te sofistikuar saqe kane mbuluar e fshehur me dokumente noteriale te falsifikuara rekordet e tyre te pasurise. Dhe qe me keto gjoja operacionet policore po bejne qametin. Po te themi, perse nuk e mori prokurori parasysh faktin qe gjyqtarja mund me te vertet te ndodhej ne pozite kercenimi? Nuk e bente dot operacionin me te dedikuar? Duke e perdorur gjyqtaren si bashkepuntore te drejtesise? Ashtu si keto prokurore plehra kane mesuar ne trainime pa fund me SHBA etj.? Palo prokurore

    Përgjigju
  • Fadili: 14/02/2021 00:35

    Gjykatesja te paguaje cmimin per ate qe ka ber por nje gje nuk e kuptoj dhe nuk ma merr mendja qe te jete normale se si marrin ne interviste nje 13 vjecare le te jete ajo dhe e bija

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2021 00:11

    Te vetmet raste kur nje gjykates detyrohet te liroje nje te denuar eshte per teknikalitete gjyqesore.N.q.s.lirimet jane bazuar ne ligj e rregulla qe duhen respektuar nga gjykatesi,atehere pse ka dale me probleme qe mund edhe te shkarkohej??!!Kurse i jati ka bere deklarata kontradiktore,vetem nje gje do te thoja:Nje njeri qe eshte me te vertete i ndershem,nuk ka pse te prese SPAKUN,pasi SPAKU nuk ka ASNJE arsye te te vije e te te kontrolloje.

    Përgjigju
  • Beni: 13/02/2021 21:29

    Ne vendet me demokratike te botes kur ben krim vete ne burg dhe nuk i intereson njeriu se ke femije te mitur babane je e semure apo ndonje arsye tjeter

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 13/02/2021 18:28

    Pse eshte e padrejte?Se ka shkelur ligjin per te zhvatur?ka nje femije te semure.pse nuk mendoi per te?te pranosh se eshte e padrejte edhe pse ne shkelje te rende te ligjit,atehere ata qe vjedhin,qe dhunojne e vdesin pse duhet te denohej?la prej tyre me thelle te medha dhe te varfer.atehere ,sipas avokatie,denimi i tyre eshte i padrejte.

    Përgjigju
  • vjosa: 13/02/2021 18:05

    KJO DO VARUR NGA KEMBET,,KETA THONE TA COJME NE SHTEPI,,,ESHTE PRISHUR FARE SHQIPTARI,,,KRIMINELEN QE LIROI KRIMINELET DO TA COJE NE SHTEPI,,KORONA MU NE KOKE ISHALLAH....

    Përgjigju
    • I ke marr lumit Emrin,po lumi të ka ka marr mendt: 13/02/2021 21:38

      Ha shqip apo jo.kush t tha duhet liruar???lexoe disa her q t kthjellohesh o t marrt Lumi vjosa mëndt

  • Elton: 13/02/2021 17:49

    Kjo gjyqtarja nuk do kaloj më shum se 6 muaj Kur t dali prap...Përpara se ti hynte kësaj valleje e ka bër gati skenarin për ktë dit...do dal me Liri me kusht;jo po ka djalin me sëmundje,jo po vajzën jo po ësht e divorcuar dhe ska kush Ti shërbej fëmijëve

    Përgjigju
  • I drejti: 13/02/2021 09:14

    po keta we ka liruar pa drejtesisht dote kthehen në burg? Ups

    Përgjigju
  • Sefgjini: 13/02/2021 08:59

    Duhet me vendim qeverie qe mjeket qecpuojne ne shtet tu ndalohet pervte punuar ne privat. Kur shkon per vizite tek mjeket ne shtet te thone qe shko ne iks klinike mjrkesore private se atje ka mjek dhe aparatura mjejesore shume te mira dhe kur shkon shikon po ate fytyr mjeku qe te ka vizituar ne shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës