'S'kemi treg për shkak të koronavirusit', fermerët e luleshtrydhes: Në këto kushte do falimentojmë

Izolimi dhe mbyllja e bizneseve që ka shkaktuar koronavirusi ka dëmtuar fermerët e luleshtrydhes, e cila tani janë në pikun në prodhimit të saj. Problemi është se fermerët nuk po mund të gjejnë treg shitje. Në një prononcim për 'report tv' ata shprehen 'se në kushtet që ndodhen nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti'.

Ferma në fjalë ndodhet në fshatin Ade të Kafarajt dhe fermeri Fatjon Gjeli shton se 'janë drejt falimentimit pasi janë bllokuar tregjet e eksportit'. Sipas Gjelit kjo ka sjellë një dëm të madh jo vetëm atij, por të gjithëve fermerëve që kultivojnë luleshtrydhen.

Ai thotë se Kryeministri Rama  flet  për t'i ardhur në ndihmë biznesit kurse për fermerët asnjë fjali. "Jemi në kulmin e sezonit të prodhimit ku shumicën po e hedhim poshtë. Një pakicë e çojmë në treg. Në këto kushte ne jemi të falimentuar,"-thotë ndër të tjera fermeri Fatjon Gjeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
'Nuk dëgjojmë se çfarë na thotë Edi Rama', tregtarët në Vlorë: Sot më shumë dyndje se ditët e tjera

Sot deri në orën 13:00 ka qenë afati i fundit që qytetarët kanë patur mundësi për të blerë furnizimet e nevojshme të izolimit total që do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Kjo ka shkaktuar radhë në tregje dhe këtë e konfirmojnë vetë tregtarët e Vlorës, të cilët shprehen se qytetarët janë munduar t'i respektonin masat e sigurisë.

Tregtari 1: "Sot kishte më shumë dyndje. Nesër e kemi pushim dhe nuk do dalim pasi na kanë lajmëruar për jo. Kështu ka thënë Edi Rama. Tani do dalim të hënën. Kemi shitur të përditshmet mollë, karota, patate."

Tregtari 2: "Sot ka patur shumë dynje, por kanë qenë me radhë. Janë shitur të gjithë artikut, por më shumë mollët, portokallet, limoni."

Tragtari 3: "Dyndje kishte. Do rrimë të zioluar sepse duam kokën tonë. Nuk dëgjojmë se çfarë thotë Edi Rama. Si të ruajë ai kokën duam edhe ne të ruajmë kokën mos të dalë i gjithë populli nga Lungomarja. Do izolomi. I gjithë malli është shitur. Blerësit kanë qenë me doreza me maska, të gjithë të mbrojtur. Sot ka patur më shumë dyndje."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2020 03:31

    Prodhimet e mundshme nga luleshtrydhet:recel ,preveden,leng luleshtrydhe,kos ,dhalle,akullore me luleshtrydhe,qirinj te aromatizuar ,parfume,kremera duarsh e fytyre te aromatizuar dhe ne fund shitje online ,d.m.th.dergoini luleshtrydhet vete me makinat tuaja te bleresit.Pra nuk falimentoni.

    Përgjigju
  • VISI: 28/03/2020 15:07

    ZOTROTE DASHKE LEKE NGA SHTETI NUK PO SHIKON SE ÇA PO BEHET QE PO GJUNJEZOHET E GJITH BOTA BEJ REÇEL SE PO I HODHE VAFSH NE TE SATEME O IDJOT

    Përgjigju
  • vera: 28/03/2020 14:23

    BEJINI luleshtrydhet recel,,dhe prevede,,,dhe shitet me nje cmim goxha te mire....mos I hidhni,,,bejini recel sic behet qershia,,pjeshka,,molla...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!