Pas largimit të bujshëm nga posti i presidentit të Republikës, Sali Berisha duroi nga mesi i vitit 1997, deri në shtator të 1998-ës, për të rinisur revanshin e tij ndaj institucioneve shtetërore. Si sebep shërbeu ngjarja, jo e vogël, e vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, për të cilën shumë nga ish-bashkëpunëtorët e tij e kanë akuzuar madje për pjesëmarrje në krim. Këtë herë ka zgjedhur një sebep më pak të rëndësishëm, duke qenë se fjala është për një ritual që përsëritet çdo vit dhe në të cilin 2014-a nuk sjell asgjë të jashtëzakonshme – përvjetorin e rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës.
Sebepi ndryshon, por jo objektivi. Qeveria duhet të rrëzohet, Sali Berisha (Lul Basha) duhet të rikthehet në drejtim të shtetit. Koha që prej lënies së pushtetit prej tij është akoma më e shkurtër se në 1998-ën, por padurimi i liderit të së djathtës shqiptare është tepër i madh për të mos u marrë me përgatitjen e një vale protestash popullore. Kjo do të ribashkonte militantët e PD-së në aksionin e tyre politik më të pëlqyer: protestën e rrugës, duke u dhënë zemër me paraqitjen e një grumbullimi njerëzish, që qeveria nuk ka se si mos e marrë parasysh.
Kjo do të ishte njëkohësisht edhe një test për reagimin e qeverisë Rama, që do të ndodhej për herë të parë përballë opozitës. Deri tani, Rama është ndodhur vetëm një herë përballë një proteste masive popullore serioze, kundër hyrjes së armëve kimike siriane në territorin e Republikës së Shqipërisë, por atë nuk e organizoi Berisha, madje e përzunë prerazi kur tentoi t’i qasej. Është përballur edhe me mini-protesta të shoqatave, me praninë e pak njerëzve, që janë shuar pa u mbledhur mirë të gjithë ata që mendohej se do të vinin. Por nuk ka patur përballë një turmë, si kjo që mendon të organizojë PD pas pak ditësh.
Serioziteti që shfaqet në selitë e Partisë Demokratike në Tiranë dhe në rrethe lidhur me përgatitjet për këtë tubim të parë të opozitës, që do të kërkojë përmbysjen e qeverisë së konstituuar pesë muaj më parë, nuk të le shenjë dyshimi se jemi rikthyer tashmë në stinën e protestave. Frenat e organizimit i ka marrë në dorë vetë kryetari aktual i partisë, Lulzim Basha, i cili në të njejtën kohë po merret edhe me një lëvizje krerësh në qarqe, duke mënjanuar – sipas zërave të brendshëm – ata që krijuan front rreth të ndjerit Sokol Olldashi në garën e të dyve për postin nr.1 në PD.
Të njejtët zëra nga brenda bëjnë me dije se kërkesa është që protesta duhet të provokojë dhunë. Pakënaqësia ndaj Ekzekutivit ende nuk gjykohet në atë shkallë, sa të tërheqë masivisht qytetarët në veprim për përmbysjen e tij, ndërkohë që për ndërkombëtarët një gjë e tillë duket absurde. Më të pakënaqur duket se janë militantë socialistë, që kanë mbetur ende të papunë, pasi qeveria e majtë po i qendron premtimit për zbatimin e ligjit, që nuk lejon heqje masive nga puna si tetë vite më parë.
Po këta nuk do të bëhen pjesë e protestave të PD-së dhe Berisha e Basha e dinë mirë një gjë të tillë. Veç militantëve të tyre të besuar, ata do të synojnë të tërheqin të pakënaqur të tjerë, që çuditërisht qendrojnë në letargji, si të përsekutuarit, pronarët, persona me aftësi të kufizuar, emigrantë të kthyer, etj. Por në rradhë të parë protesta duhet të kthejë grumbullimin në turmë, të cilin PD-ja që prej qershorit nuk po e përjeton më.
Protestat, siç e kanë treguar ngjarjet në vend që prej 1990-ës, shumë kollaj precipitojnë në përplasje fizike, ku njera palë përdor dhunë dhe tjetra i përgjigjet. Ky është një skenar i parë edhe në ngjarjen e 21 janarit 2011 dhe atë nuk e ka shpikur Berisha. Në këtë mes, gjithnjë PD ka patur në dispozicion një “motorrino” agresive, që ka ndezur sherrin me forcat e rendit, i cili më pas është zmadhuar në konflikt.
Këtë herë, ekziston edhe një rrezik, që pjesëtarë të forcave të ruajtjes së rendit, të cilët qeveria e re i ka mbajtur në pozicionet e mëparshme, të mund të përdoren për të krijuar incidente, për të cilat opozita do të kishte prova të qarta se ishin iniciuar nga përfaqësues të shtetit dhe jo nga turma. Fjala është për efektiva të policisë së shtetit, por kryesisht të Gardës së Republikës, që, më shumë i qendrojnë besnikë Berishës, se sa ligjit.
Dihet se ish-kryeministri është tepër pjellor në skenare të tilla, ndërkohë që ka prodhuar shumë syresh edhe kur ishte nga ana tjetër e barrikadës. Të gjithë kujtojnë fjalët e para të tij pas vrasjes së 4 protestuesve të paarmatosur më 21 janar 2011, ku spikatën skenare me çadra-pistoletë, thika me plumba, etj, që dolën se ekzistonin vetëm në kokën e tij, ndërkohë që e vetmja origjinë e plumbave vrastarë ishte Garda e Republikës.
Nga Berisha nuk mund të pritet që të qendrojë në pozitën e deritanishme të një gërnjari parlamentar që operon vetëm në fushën e fjalëve. Edhe kështu, ai ka qenë tepër acarues për ata që atakon, të cilët i tërheq gjithnjë në fushën e vet të preferuar të fyerjeve dhe akuzave banale, duke futur gjithnjë në rend të ditës çështje personale të ministrave e deputetëve kundërshtarë dhe duke e kthyer Kuvendin në një pazar llogjesh, ku humbet 90 e kohës shumë të vlefshme në debate të tipit “të njoh unë ty”, “ta nxij surratin”, etj.
Në qoftë se Sali Berisha ka dëshmuar se di të bëjë një gjë më mirë se të tjerët, kjo ka qenë roli i tij në opozitë. E majta është kritikuar në vazhdomësi nga të gjithë faktorët për mungesën e organizimit të opozitës, me zig-zage të shumta, mungesë koherence, lënie përgjysëm të aksioneve politike, etj. Ndryshe nga ajo, Berisha ka qenë një opozitar që e ka detyruar kundërshtarin gjithnjë ta marrë parasysh forcën e tij. Kjo do të ishte pozitive, në rast se nuk do të përdorte metoda jo-ortodokse politike për një vend që aspiron të hyjë në familjen e madhe evropiane. Në bazë të të cilave qendron provokimi.
Ai synon më tepër të nxitë një protestë deri në urrejtje, edhe kur një ndjenjë e tillë nuk ekziston, ndryshe nga protestuesit e “pranverave” turke, arabe, ukrainase apo boshnjake, që nuk kanë nevojë për artifica. Berisha është ithtar real i “revolucionit permanent”, që synon të krijojë tensione edhe aty ku ato nuk janë, për të notuar pastaj në ujrat e turbullta të përplasjeve civile.
Pas 23 vjetësh, vështirë se taktikat dhe strategjitë e tij kanë mbetur pa u njohur nga njeri. Këtë herë, të paktën, ato nuk duhen injoruar si deri tani dhe duhen konsideruar me seriozitetin e duhur nga ata, që morën votë masive prej shqiptarëve duke kërkuar t’u jepet fund metodave bizantine.
Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com