TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar protesta për të bllokuar projektin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa i ka bërë thirrje Presidentit që të vendosë veton për të bllokuar projektligjin e qeverisë.
Do kundërshtojmë në komisione dhe në Kuvend projektin e Teatrit të ri, sepse Rama do të marrë 50% të milionave, të pastrojë paratë e drogës. Ne do ta kundërshtojmë këtë. Do t’i kërkojmë Presidentit të mos bëhet pjesë e kësaj grabitjeje dhe ti vërë veton cdo ligji që të kalojë në Kuvend. Do i bëjmë presion ndërkombëtareve që ka një përgjegjësi që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Do të protestojmë për të ndaluar këtë grabitje.
Lulzim Basha
Duke u rikthyer edhe njëherë të negociatat, Basha tha se nuk ka dhe nuk ka për të pasur datë nëse nuk do të luftohet krimi dhe droga, gjë që sipas tij bëhet vetëm nëse largohet qeveria Rama.
Rama sundon mbi perandorinë e krimit, ju jep trafikantëve të drogës lirinë dhe përdor paratë e drogës për të ndërtuar kulla. Sa kohë ndodh kjo, nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë. Ky është mësimi i 2016, i 2018 dhe nëse shqiptarët nuk e mësojnë do të jetë dhe mësimi i 2019.
Politikanët që janë faktuar të lidhur me krimin të shkojnë para drejtësisë. Asnjë politikani të mos i garantohet mbrojtje, sic po bëhet me Tahirin, Xhafajn, apo me Ballën, garantuesin e parave të drogës. Integrimin po e mbron një qeveri e lidhur kokë e këmbë me krimin. Rama garanton trafikun e drogës, por ka vënë dhe qeverinë në shërbim të pastrimit të parave.
Lulzim Basha