Pasi të verifikohen mandatet e të bëhen pjesë zyrtare e Kuvendit të ri, deputetët demokratë pritet të bojkotojnë seancën e parë të Kuvendit, duke dërguar në sallë vetëm kryetarin e grupit parlamentar, që mendohet të jetë Arben Imami për të lexuar një deklaratë në të cilën dënohet mungesa e transparencës për votën nga ana e mazhorancës së re dhe më pas do të braktisë sallën e Kuvendit. Njëlloj sikurse është vepruar në Kuvendin e parë pluralist, dalë nga zgjedhjet e 31 marsit të 1991, kur kreu i atëhershëm i grupit parlamentar të PD Neritan Ceka lexoi deklaratën në emër të grupit dhe me gjithë përpjekjet e ish-kryeministrit Adil Çarçani, braktisi sallën.
Por mund të shkohet dhe në sallë si grup dhe menjëherë pas deklaratës së kreut të grupit të braktiset salla, gjithnjë në shenjë proteste ndaj mungesës së transparencës dhe marrjes së pushtetit me vota të blera dhe të vjedhura. Në këtë kontekst, ish-kreu i PD Sali Berisha nuk do të mbajë fjalën e hapjes së seancës si deputeti më i vjetër i Kuvendit, e deklaruar dhe dje në fakt i tillë, për t’ia lënë këtë nder Namik Dokles, dhe duke forcuar bindjen se PD do bojkotojë.
Nga ana tjetër burimet brenda PD bëjnë me dije se do të aplikojnë të gjitha mjetet demokratike të opozitarizmit duke aplikuar dhe protestat në rrugë, ku në parim është planifikuar që në tetor, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për administratën publike, të tentojnë nxjerrjen në protestë të atyre punonjësve që mund të jenë pjesë e reformës që do të ndërmerret në administratë.
Nga ana tjetër masat shtrënguese që mund të marrë qeverisja e re për shkak të fillimit të pagesave të prapambetura nga Berisha, afrimi dimrit dhe problemet me përmbytjet dhe energjinë elektrike për shkak të reformës në këtë sistem mund të sjellin protesta të tjera të PD. Burimet saktësojnë se jo të gjithë deputetët e PD janë pro protestave dhe bojkotit të kuvendit, duke paralajmëruar zhvillime interesante në të ardhmen, në gjirin e demokratëve.
Ndërkohë ka nisur të konturohet skema e re e drejtimit të kupolës drejtuese të PD pas ikjes së Berishës dhe ngjitjes së Bashës në krye të kësaj partie. Ikin Topalli, Bode, Patozi dhe ngjiten Pollo, Imami, Bregu, Kruja dhe Tabaku. Si do funksionojnë forumet dhe degët. Lexoni më shumë: Kupola drejtuese e PD, do ngjiten njerëzit e Bashës
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Lexoni me shume
Hoxha dhe Rakipi debatojnë në do t'ia lerë Berisha, Bashës, PD-në
Skema, bashkimi i djathtës ftesë për kreun e FRD, Topi
Biberaj: Basha duhet të bashkojë të gjithë demokratët
Mustafaj: Sfida urgjente e Bashës, t'i caktojë kufijtë Berishës
Namik Dokle: Basha fryhet situllumbace ai nuk ka asnjë fuqi
Olldashi: S'ishte garë, zgjedhjet në PD të deformuara /VIDEO-Deklarata
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)