Era po frynë për kuqezinjtë këtë edicion të eliminatoreve, pasi kanë shanse reale për të siguruar kualifikimin për herë të parë në një kompeticionin Europian.
Barazimi në Danimarkë e afroi Shqipërinë më shumë me Francën, por shanset janë akoma më të mëdha, teksa kemi përpara një ndeshje më pak se nordikët dhe për momentin jemi ekipi më i mirë i 9 grupeve përsa i përket vendit të tretë dhe mund të futemi direkt.
Në Europian do të marrin pjesë 24 ekipe, 19 futen direkt, nga 2 nga 9 grupet, e treta më e mirë, 4 të tjera dalin nga faza e “Play-Off”-it dhe Franca që është organizatorja.
Vendi i dytë është akoma në lojë, pasi Shqipëria ka tre ndeshje për të zhvilluar, respektivisht me Portugalinë më 7 shtator, Serbiën më 8 tetor dhe e mbyll me Armeninë jashtë me 11 tetor.
Ndërsa Danimarka udhëton për në Armeni më 7 shtator dhe në fund në Portugali.
Shanset janë që kuqezinjtë të blindojnë vendin e dytë, pasi kanë dy ndeshje brenda, ndërsa Armenia është pa objektiva.
Danimarka ka një ndeshje të lehtë në letër në Armeni, por në fund e mbyll me Portugalinë, e cila nëse ndalet në Elbasan duhet të fitojnë me cdo kusht.
Por nëse nuk arrin vendin e dytë, Shqipëria thjeshtë duhet të ecë me këtë ritëm për të mbajtur kryesimin si ekipi i tretë më i mirë në grupe.
Aktualisht kemi 11 pikë, sa Hungaria që ka golaverazh më të dobët se ne, por ka edhe tre ndeshje, po aq sa edhe Shqipëria me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Ishujt Faroe.
Rrezik potencial janë edhe Norvegjia me Rusinë.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com