Skënder Gjinushi: Porositë që
Ramiz Alia dha për Sali Berishën

Skënder Gjinushi: Porositë që<br />Ramiz Alia dha për Sali Berishën
TIRANE - Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" kreu i PSD dhe ish ministri i Arsimit na e jep në një kënd ndryshe dhjetorin '90. Ai tregon ndryshe zhvillimet e lëvizjes studentore, krijimin e PD dhe rolin e Ramiz Alisë përmes kreut aktual të PD Berisha mbi këtë lëvizje si i dërguar i ish-sekretarit të parë të KQZ të PPSH.

Cilat ishin porositë e Ramiz Alisë për Berishën dhe për të gjithë ata që kanë negociuar me studentët në dhjetor të vitit 1990?

Me studentët jam takuar në mënyrë krejt spontane, pasi e kam marrë vesh me vonëse që kishte nisur një protestë e tyre. Kam vajtur direkt tek studentët pa asnjë lloj kontakti me të tjerët. Madje kam qëndruar me ta përmbi një orë derisa një grup prej tyre shkoi e takoi Ramiz Alinë. Atë natë përfaqësova vetveten, shkova duke e ditur prej kohësh se diçka ziente jo vetëm te studentët por në të gjithë Shqipërinë, duke ditur e duke u shprehur hapur madje për nevojën në rritje që kishte vendi për pluripartitizëm. Gjë të cilën e kishim shprehur dhe në Kuvendin e Shqipërisë e në mjedise të tjera, pra edhe përfaqësues të qeverisë ishin tashmë në favor të këtij ndryshimi të domosdoshëm.

Po roli i Berishës cili ka qënë, ku e takuat...?

Eshtë bërë një takim në komitetin e Partisë së Tiranës të dielën, ku ne kemi takuar Xhelil Gjonin. Na është thënë që të shkojmë e të takojmë studentët sëbashku me Sali Berishën. Që kishte shkuar në Komitetin e Partisë para nesh dhe priste në zyrën e Robert Kolit. Jemi nisur që të shkojmë bashkarisht, kur papritmas atë e kanë rikthirrur në zyrën e Xhelilit, ka zbritur i ka hipur benzit të Xhelilit e iku para nesh. Kur ne kemi mbërritur te studentët, Berishën e gjetëm aty, kishte takuar një grup studentësh. Kuptova që emisari, sekseri real apo negociatori i zgjedhur nga Ramizi dhe Xhelili ishte Sali Berisha. S'preferova që ti bashkëngjitesha përderisa ai u shmang, me sa duket me porosinë e tyre, që të kontaktonte drejtpërdrejt me studentët. Të nesërmen, që janë bërë bisedimet zyrtare, nuk e di pse Ramiz Alia në gjallje të vet nuk i mbante mend, e Saliu i anashkalon. Çuditërisht shumë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve s'thonë këtë fakt duke krijuar kontradikta. Askush s'thotë kur u la e u ra dakord që studentët të takoheshin me Alinë. Pikërisht është rënë dakord në këtë tavolinë negociimi.

Si ka ndodhur..?

U tha se e kërkon Ramiz Alia, ka qënë në zyrën e tij, dhe tha ndër të tjera që në orën 11.00 është lënë takim me studentët dhe e ka lënë doktor Berisha takimin. Ramizi na tha që të shkohet bashkë me Berishën e Lisienin dhe ti takojmë. Pra Ramizi na e tha që është lënë takimi me studentët. Normal që pyeta Ramizin se ku ta gjeja Berishën, që e njihja vetëm si imazh e kisha marrë një përshëndetje prej tij kështu me "korrespondencë" prej tij për diskutimin në Kuvend. Ramiz Alia na tha se është këtu te zyra e Xhelilit, ka dy orë që pret. Por donim të dinim çfarë do thonim zyrtarisht. Nënvizova i kisha takuar të shtunën studentët, ishte rrëmujë, natën, biseda me ta ishte e paorganizuar, aty kam njohur për herë të parë dhe Azem Hajdarin që ishte me një megafon në dorë, që kishin kërkesa ekonomike e politike. Ramizi, me njëfarë qesendie na tha që ti takonim dhe njëherë, ti dëgjonim e tju thonim dhe pluralizmin që e kisha thënë unë. Ishte një formë ngacmimi. Ndërkohë kishte mbërritur Sali Berisha në zyrë. Kam pyetur sërish se çfarë qëndrimi do mbajmë, kush është mendimi për pluralizmin. Ramizi tha: të shohim, se siç e ka thënë doktori, si e the ti shoku Sali? Berisha u përtyp, si ata nxënësit e kapur në faj dhe rrinte kokëulur s'po përgjigjej. U përgjigja unë duke thënë se doktori në takimin me intelektualët tha që masat e marra kohët e fundit janë më të avancuara se sa psikologjia shoqërore, pra po avancohej më shpejt.

Po Berisha...?

Berisha ka shtuar atëherë faktin, unë e nënkuptova, se tani kishte ardhur porosia e re, që, proceset s'ishin më të shpejtuara por të vonuara. Pas takimit me Ramizin direkt kemi ikur me Saliun e Lisien Bashkurtin me makinën time tek konviktet dhe hyrja ishte e lirë për ata që lejonin studentët, ku për ne ishin të gjitha dyert të hapura. Aty janë bërë negociimet zyrtare mes nesh dhe studentëve, ku kryesorë ishte Azemi, Shenasiu, Ben Lika, Ridvan Peshkëpia etj. Aty janë biseduar dhe ato që quhen pika.

Mendoni se këtu fillon deformimi...?

Deformimi që bëhet është se tregohet vetëm çfarë debati është bërë te studentët për pikat dhe nuk tregohet debati që është bërë mes përfaqësisë së studentëve dhe ne të treve për pikat. Atyre u është thënë qartë se ne jemi me ju, dhe këtë frazë e ka thënë vetë Saliu. Madje ka shtuar se ministri juaj, që në fakt është dhe i imi, është shprehur para jush për pluralizmin, ashtu dhe unë, por problemi është se si ta zgjidhim. Që në këtë moment midis palëve kishte një dakordësi për pluralizmin dhe debati u shtri vetëm ku do bëhej takimi me Ramiz Alinë. Duke qënë dakord për esencën këtu nuk kishte ndonjë tension mes nesh, pavarësisht se nuk ka munguar ndonjë incident, ku Saliu me Shenasiun filluan të etiketonin njëri tjetrin me shprehje jo shumë etike. Por pas tërheqjes së vërejtjes, biseda është shtrirë mbi modalitetin e takimit. Atëherë në esencë i kemi thënë këtë e rëndësishme është zgjidhja, jo vendi e formati. Ajo që ka interes është kush është qëndrimi i PPSH e Ramiz Alisë për pluralizmin, do lejohet apo jo.

Po për ndalimin e protestave dhe vajtjen në mësim...?

Atëherë doli problemi i dytë që i bëhet jehonë, që jo deshën të ndalnin protestën, prandaj bënin thirrje për të vajtur në mësim. Por i vetmi që u bënte thirrje në emër të Ramizit studentëve për të vajtur në mësim ishte Saliu. Ndërsa unë, megjithëse isha ministër i Arsimit, kam dëshmitar Shakohoxhën, s'kam dalë tu flas publikisht, por në takimet me ta u kam thënë se vërtetë u thonë që të shkoni në shkollë, ju vetë jemi aq të zgjuar sa të dini se çfarë duhet bërë. Por në takim, qëndrimi ynë bashkë me Salën ka qënë që, pse i trembeni faktit që do uleni në bisedime, pasi protestën e keni të gatshme në çdo kohë. Duke thënë anën formale, se nëse vazhdon protesta këtu, ndërkohë që jeni në bisedime me Ramiz Alinë nuk është se ndryshon ndonjë gjë. Ndaj u thamë që bëni takimin dhe pastaj në varësi të rezultatit të tij, vendosni dhe vazhdimin e protestës, që e keni vetë në dorë. Përfaqësia, sa herë fliste me ne shkonte e fliste me studentët. Kishte qëndrime të ndryshme, debate për tradhëti, por vendimet e rakordimet janë bërë në këtë tavolinë.

Ku është spekulimi...?

Me dashakeqësi duan të servirin që dhe takimin me Ramiz Alinë kishte dy palë ne që ishim nga krahu i Ramizit dhe ata që ishin përballë Ramizit. Dhe nuk do të kisha asnjë kompeks po të ishte kështu, sepse unë isha Ministër Arsimi, por e vërteta është krejt tjetër. Kemi shkuar në takim me kërkesë të studentëve, ku u kemi komunikuar se Ramiz Alia ju pret më në fund në takim pasdite në orën 17.00 në Pallatin e Brigadave, Azemi hezitoi. Më tha se si do të shkojmë. Unë i thashë ju çuna dhe vajza të rinj jeni dhe këto kodra i bëni në këmbë përditë ja ku është. Kuptova hezitimin dhe thashë a keni frikë. Azemi më tha se ti e njeh mirë shoku Ministër Sigurimin e Shtetit. Unë në fakt se njihja aq mirë sa ata. Unë i garantova që vajtje ardhje do shkojmë bashkë dhe janë në besën tonë. Dhe Azemi në atë natyrën e vet na tha se po të jeni dhe ju me ne e po e hëngrët dhe ju, ta hamë dhe ne. Lisieni na tha se do sjell një autobus të rinisë për të ikur me të dhe ne kemi udhëtuar bashkë me studentët me këtë autobus. Unë isha ministër e po shkoja me autobus me studentët te Ramiz Alia për të kërkuar pluralizëm. Po të kishte qënë Saliu ministër Arsimi do t'u fliste studentëve për vlerat e PPSH, për paturpësinë që ngriheshin kundër sistemit më human dhe demokratik në botë.

Pse morët pjesë në takim...?

Na është thënë nëse do merrni pjesë në takim. Ne thamë që meqë po e thoni dëshirë kemi, pasi s'është një takim dosido, por një diskutim historik sepse do diskutohet pluripartitizmi. Por duhet të dini pastaj se Ramizi është shumë i vështirë në dialog dhe ju nuk keni aq përvojë. Prandaj po të jeni dakord vijmë. Ata thanë që për ne jeni të mirëpritur. Por duhej të pranonte dhe pala tjetër, Ramizi. Kur vajtëm te Pallati i Brigadave shoqëruesi i Ramiz Alisë na tha se çfarë do bënim, dhe ne thamë se po presim diku derisa të mbarojë takimi. Na tha do takoni shefin, shokun Ramiz, të cilin ne e takuam. Para kësaj unë kisha marrë vesh se pleniumi i KQ të PPSH kishte vendosur për pluripartitizmin e për pasojë ishte shumë i qetë për takimin, pasi ishte vendosur ajo që kërkohej dhe takimi ishte kthyer në formal tashmë. Madje kur jemi ndarë nga studentët kur hipën në autobus dhe grupe studentësh që na thonin që ti mbështesnim në kërkesat e tyre, ju thashe se ju një kërkesë keni. Dhe për të mos ua prishur gëzimin u thashë: Dëgjoni lajmet. Sepse pikërihst në lajme do jepej vendimi për vendosjen e pluripartitizmit.

Po Berisha...?

Këtu ka gjithnjë të pavërteta, pasi në dielën para takimit me Ramizin, Saliu ishte shkëputur nga grupi ynë dhe me porosi të Ramizit pasi e takoi atë, shkoi te studentët pa na pritur ne. Saliu ka qënë 3 orë rresht Ramizin në zyrë, parNë një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" kreu
i PSD dhe ish ministri i Arsimit na e jep në një
kënd ndryshe dhjetorin '90.

Këtu ka gjithnjë të pavërteta, pasi në dielën para takimit me Ramizin, Saliu ishte shkëputur nga grupi ynë dhe me porosi të Ramizit pasi e takoi atë, shkoi te studentët pa na pritur ne. Saliu ka qënë 3 orë rresht Ramizin në zyrë, para takimit me studentët. Pastaj Sali dha garanci se takimi i studentëve me Ramizin është konfirmuar. Sa herë që mbaronte takimi ynë me studentët, informohej Ramiz Alia ç'ishte biseduar. Ne infomonim Xhelilin, Saliu me kishte lidhjen e drejtëpërdrejtë me Ramizin.

Po si u gjend Berisha në krye të lëvizjes dhe PD?
Kjo është pyetja që duhet t'i bëni Saliut dhe Ramiz Alisë duhet t'ia kishit thënë, pse pikërisht Berisha. Kontradiksionet që ka më tej Berisha i ka në këtë se ka shumë njerëz në atë kohë dhe tani që shprehin faktin që Ramiz Alia pranoi uljen e butë, apo rotacionin e ndryshimin e sistemit në rrugë paqësore, me negocim jo me dhunë. Gjë që kontraston me 21 janarin e Sali Berishës. Pas 21 janarit njerëzit e kuptojnë më mirë se çdo të thotë tolerancë, e aq më shumë kur toleron diktatura. Por asnjë nuk i njeh meritën e drejtimit të proceseve demokratike. I vetmi qe e njeh dhe e ka njohur publikisht është Berisha te fjala te studentët. Kur shoh me vëmendje kasetën, qartazi shihet se në momentin kur Saliu vlerëson rolin e Ramizit për pranimin e ndryshimit ka brohoritje, dhe pastaj kur thotë se me atë zgjuarsi që drejtoi Luftën drejtoi dhe proceset, ka fishkëllima nga studentët.

Po si ka mundësi që u përzgjodhën këta për të drejtuar...?
Studentët në fillim kërkonin krijimin e një partie të tyren, të quhej parti studentore, që pastaj i shtuan dhe të intelektualëve të rinj. Këtu Përfundimisht u fiksua pika kryesore e kërkesës, krijimi i partititizmit, jo parti studentore apo intelektualëve të rinj. Kishte dhe një pikë tjetër, dorëheqja e Hekuran Isait, ministër i Brendshëm në atë kohë, që s'kishte asnjë peshë. Madje kemi bërë humor atëherë, pasi pas takimit me Ramiz Alinë disa nga përfaqësia na thanë se është harruar dorëheqja e Hekuran Isait. U thashe se e dini se çfarë keni fituar sot, ka dhënë dorëheqjen sistemi, ju merreni akoma me Hekuranin.

Po themelimi i PD dhe vënja në krye...?
Marrja e vendimit për krijimin e PD, këtë s'po e zbulon dot njeri. Sepse dhe këta pedagogët që u shfaqëen në 1990 që siç del s'janë në iniciativën e tyre por të dërguar. Kishin dhe teserën e PPSH, nuk e kanë grisur apo hedhur në mënyrë demonstrative por e kanë dorëzuar e bënë me lutje me mirëkuptim pas themelimit të PD e deri atë ditë shpreheshin publikisht për mbështetje për partinë e studentëve ose partine e re që do krijohej, por që s'është e tyre. E çuditshme se si ka evoluar Berisha, përveçse të shtunën dërgohet nga Ramizi e komiteti i PPSH për të ndihmuar në uljen e protestës, qetësimin e studentëve pastaj bëhet pjesë e negociimit me ta, pjesë e protestës, mbështetës nga jashtë i partisë së tyre pastaj kjo është partia jonë. Njeriu s'mund të evoluojë për 48 orë, nga një intelektual i shqetësuar për çfarë do ndodh, në një njeri që menjëherë ingranohet e madje kërkon të marrë drejtimin e partisë së re. Nga një anë përkrahës krenar i Ramiz Alisë në drejtimin e proceseve pastaj mohues i rolit të tij, duke u bërë kundërshtari më i rreptë i tij, nxitësi kryesor për arrestimin e tij. Këtë pyetje e bën dhe Zogaj se kur u mor vendimi për PD.

Dhe...?
Unë ia nxora merakun. Menjëherë pas takimit me Ramizin dhe pasi u dëgjua regjistrimi i takimit me Ramizin para studentëve, Saliu ka ardhur ka ardhur te drejtoria e konvikteve ku bënim negociatat, duke mos parë që unë isha aty, i thotë Gramozit pasi puthi Azemin për ta uruar për fitoren, që të ulet me Lisienin për të shkruar programin. Ky vendim ishte marrë që më 11 dhjetor në darkë, ai ka thënë ulemi e shkruajmë programin e partisë. Saliu pasi më pa mua, ngeli pak keq por më përqafoi dhe mua për mbështetjen, duke thënë se qënka dhe Ministri. Ngeli keq se tha një gjë që s'duhej ta thoshte para meje. Atyre u thotë shkruani programin dhe të nesërmen thotë është partia juaj. Pra kishte marrë urdhër për krijimin e partisë, por jo të shkonte vetë atje. I njëjti evoluim ka ndodhur me Shenasi Ramën. Në një moment është konfrontuar me Berishën. Shenasiu ishte më i preri e i rrepti, më i informuari, më i përgatituri e tjetër natyrë, aq sa e pyeta mos ke bërë shkollë ushtarake. Pasi dukej një qëndrim oficeri dhe nga mënyra e shtrimit të problemeve dhe në këtë kuadër bëri debat me Saliun. Por kur mbaroi raundi i tretë i bisedimeve Shenasiu tha: Doktor ti je me ne, hajde me ne. U josh nga doktori apo diçka i tha nuk e di. Më shumë për batutë i thashë atij se doktori ka ardhur me mua e me mua do ikë. Pastaj po të dojë të kthehet. Saliu ishte dakord të më shoqëronte. Që nga ai moment, nga i dërguar ndërroi kahun. Ftesën formale ia bëri Shenasiu.

I dërguar i Ramizit...?
Ishte i dërguar i Ramizit te lëvizja e u dërgua për të qëndruar në krye të PD, jo në bisht. Situatat më pas, madje dhe reagimi ndaj 21 janarit ka treguar se të gjithë ata që kanë dalë në krye të PD kanë qënë të dërguar. Ka dhe spontanë, si dhe baza e lëvizjes studentore ka qënë e sinqertë. Pasi të gjitha kushtet do çonin në këtë reagim, sistemi kishte falimentuar dhe filloi te stundentët, që ka dhe favorin që ishte e koncetruar. Por në çdo lloj lëvizje ka të futur e qarqe të caktuara ku secili kërkonte të kishte përfitimin e vet. Por lëvizja studentore nuk mund të ngatërrohet me partitë, ajo solli pluralizmin. PD nga studentët kaloi në duart e pedagogëve të dërguar, solli dhe dështimin e saj. Duke degjeneruar në një parti që ka instaluar sistemin e vjedhjes së votës. Në ndryshim nga diktatura që organizoi dy palë zgjedhje të lira dhe të ndershme, madje dhe përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme e të parakohëshme, përmes të cilave Berisha erdhi në pushtet në vitin 1992. Klinton kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme, pikërisht atë që të gjithë kanë kërkuar në vitin 1990, demokracinë përmes zgjehdjeve të lira dhe të ndershme.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?

×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin