Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Gino Caviezel merr ndihmën e parë

ITALI, Stelvio - Frikë në Super-G të Kupës së Botës 'Bormio', e cila u ndërpre menjëherë pas fillimit të saj për shkak të rënies së Gino Caviezel. Skiatori zviceran, i pari që u nis, u përplas me murin duke i lënë të gjithë në frikë.

Zvicerani u transportua menjëherë me helikopter në spital dhe me sa duket kishte vetëm probleme me këmbët. Pamjet e ngjarjes tregojnë dinamikën e aksidentit, ku Caviezel godet me forcë një flamur, duke shkaktuar hapjen e airbag-ut dhe më pas rrëshqitje për dhjetëra metra poshtë shpatit.

Menjëherë pas ndërhyrjes së mjekëve gara ka rifilluar pas një kontrolli të pistës nga organizatorët. Kjo është një tjetër rënie në pistë pas asaj që pësoi francezi Cipryen Sarrazin të premten e kaluar në Stelvio. Skiatori iu nënshtrua dje një operacioni në kokë për të reduktuar hematomën që pësoi.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret

Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret