INDI: Ndërsa gjithë bota e ka vëmendjen tek kampionati botëror që zhvillohet në Brazil, një tjetër skuadër futbolli po shijon suksesin pas kualifikimit në Ligën e Futbollit të Kalkutës në provincën lindore Indiane të West Bengal. Bëhet fjalë për një grup djemsh 16-të vjeçarë nga qyteti i Kolkatës të cilët janë fëmijë të punëtorëve të seksit.
Ata janë frymëzuar nga performancat e lojtarëve të tyre të preferuar në Kupën e Botës dhe nga turneu i futbollit të organizuar nga FIFA.
Gjatë një dite stërvitje, njëri prej lojtarëve i quajtur Biswajit Nandi shprehet se idhulli i tij është lojtari i skuadrës së Hollandës, Arjen Robben dhe tregon së është frymëzuar prej tij për pasionin e futbollit dhe për krijimin e kësaj skuadre.
Atij pëlqen shumë të luajë si ai dhe dëshiron shumë që në ta ardhme të bëhet një futbollist po aq i famshëm sa dhe lojtarët e tjerë që luajnë në kupën e botës.
Megjithatë ai shprehet skeptik për reazlizimin e kësaj ëndrre pasi kushtet në të cilat gjendet nuk ja mundësojnë një gjë të tillë.
Ata janë pjesë e familjeve të varfra indiane, prindërit e të cilëvë janë punëtor seksi dhe nuk kanë shumë tendencë për të mbështetur aspiratat e fëmijëve të tyre.
Nëna e Biswajit thotë se i biri ka ëndërruar që i vogël të bëhej futbollist por ajo nuk ka mundësi ta mbështesë në realzimimi e kësaj ëndrre, për shkak të mundësive financiare të pakta.
Shumica janë të përfshirë në Komitetin për mbrojtjen e grave, një shoqëri prej 65,000 punëtorësh seksi që i është dedikuar luftës për fitimin e të drejtave të grave, mbrojtjes nga sëmundja e HIV/AIDS dhe luftës së trafikimit të qënieve njerëzore në Indinë lindore ku ky fenomen është shumë i përhapur.
Disa prej këtyre djemve kanë marrë pjesë së fundmi në një trajnim në skuadrën e Manchester United në Angli.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com