Skuadër e mirorganizuar me 5 persona të paguar për atentatin ndaj prokurorit dhe të 'fortit të Sukthit'

TIRANE - Një skuadër e mirorganizuar dhe e mirëpaguar dyshohet të fshihet pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja pasditen e djeshme në mblikalimin e Shkozetit teksa ishte në makinë me shoferin e tij dhe një person me precedentë të mëparshëm penalë, Landi Muharremi nga Sukthi njohur si i forti i Sukthit.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, një ditë pas ngjarjes, tha në studion e Report Tv, se dyshohet të kenë qenë 5 persona autorët që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer atentatin, i cili i la të plagosur të tre personat që ndodheshin në makinën AA 333 ZD, që prokurori kishte në përdorim por rezultonte me letra në pronësi të një tjetër personi. Dy persona dyshohet të kenë qëlluar me automatik nga një makinë e cila rezultoi e vjedhur në Tiranë dhe me targa të falsifikuara, ndërsa në timon ka qenë një person i tretë. Dy persona të tjerë dyshohet të kenë pritur në vendin ku gjet makina e braktisur e autorëve, në fshatin Shkafanë të Shkozetit në Durrës. Me ndihmën e tyre janë larguar me një tjetër automjet, dhe ende nuk janë kapur nga policia. Megjithatë në identifikimin e tyre mund të ndihmojë makina e braktisur e cila ndryshe nga skenarët e tjerë të atentateve mafiozë, nuk është djegur. Brenda saj janë gjetur dy armët automatike me të cilat autorët lëshuan breshërinë ndaj makinës së prokurorit, maska, dhe gjurmë gishtërinj e mbetje biologjike si pështyma, që mund të çojë grupin e hetuesve drejt emrave të dyshuar.

Kjo thotë gazetari Qyno, është një skemë tipike mafioze që është parë edhe në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, apo Edison Harizaj etj. Autorët kanë krijuar një bazë logjistike, me armët, më tej me burimet njerëzore për të organizuar atentatin në bashkëpunim, dhe pas kësaj - u shpreh gazetari i Shqiptarja.com - kanë bërë ndjekjen e lëvizjeve të prokurorit. Ata e kanë ndjekur prokurorin edhe në vendin e tij të punës, ku ditën e djeshme ka qenë në seanca gjyqësore, më tej në drekën që Arjan Ndoja ka konsumuar me Landi Muharremin në prani edhe të shoferit në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, derisa u siguruan për terrenin e duhur pranë mbikalimit të Shkozetit ku lëshuan breshërinë e automatikëve nga makina në ecje. Është gjetur pikërisht mbikalimi si një vend ku mund të goditej lehtësisht ndaj makinës pasi aty është edhe dalja e rrugës që të fut në autostradë për në Tiranë, ku rrjedhimisht shpejtësia e makinës ulet, dhe është me e lehtë për atentatorët. Por manovrat e shoferit Andi Malokut, ish-punonjës i policisë në Komisariatin e Krujës, kbënë që kjo ngjarje të mos marrë jetë.

Makina Benz me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut dhe në përdorim nga prokurori)  u qëllua me mbi 8 plumba kallashnikovi. Një plumb ka përshkruar në dorë dhe prokurorin Arjan Ndoja,  dhe asnjë plumb nuk ka në trup, por ka vetëm një gërvishtje në krahun e majtë. Jashtë rrezikut për jetën është edhe Landi Muharremi që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini, së bashku me një grup oficerësh të Krimeve të Rënda dhe prokurorin Besim Hajdarmataj, po drejtojnë hetimin për këtë ngjarje të rëndë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zzz: 02/11/2019 16:39

    edhe ky atentat si gjithe te tjeret do ngelet pa autoresi sepse asnje prej grupeve te interesit nuk ka qellim per t'u gjendur autoret,po keshtu edhe grupi i prokuroreve do beje sikur po heton dhe ne fund dosjen do e mbuloje pluhuri i hareses

    Përgjigju
    • populli: 02/11/2019 16:55

      duhet pyet grupi rival kriminal me perfaesues kryeminister dhe zv,kryeminister se cfar hesapesh kane pas per te lare me grupin e prokurorit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre