Skulptori Agim Rada: Në Tiranë shikoj tmerre, shumë vepra arti duhet hequr!

Skulptori Agim Rada këto ditë është duke punuar në tempullin e tij, në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit. Në duar ka statujën e Gjergj Fishtës, që për të është Homeri i letrave shqipe. Për “ReportTV” artisti rrëfen se gjatë krijimtarisë së jetës së tij, kanë qenë gjithmonë këto figura, që i kanë rezistuar kohës, sepse kanë qenë edhe mbesin frymëzim për brezat.

“Kjo studio është tempulli im. Këtu unë kaloj tërë kohën. Për mendimin tim, pandemia tek unë nuk pati ndonjë efekt të madh, pasi tërë jetës kam qëndruar  mbyllur, duke punuar veprat e mia”.

Artisti na rrëfen se ky Homer i letërsisë shqiptare do të përjetësohet në bronz. Në të do të gdhendet dhe poezia e mrekullueshme “Gjuha Shqype”, për të treguar rolin e madh që ka luajt ky kolos.

“Brezat duhet të rriten me dashurinë për gjuhën shqipe. Unë i di thuajse të gjitha poezitë e tij, Lahutën e Malcisë e kemi pasur si Biblën tonë. Në diktaturë Fishtës kockat ja hodhën në Bunë vetëm se ishte anti-sllav. Padyshim, që ata s’do ta donin këtë patriot që ishte antipushtues”, rrëfen skulptori, i cili shpreh dëshirën se kjo statujë duhet të vendoset tek bulevardi, që mban emrin e Gjergj Fishtës, tek parku “Rinia” me portret nga Lana.

Artisti ndalet edhe tek mungesa e hapësirave ekspozuese për veprat e artit në Tiranë, që sipas tij, hera herës janë keqpërdorur.   

“Këtu ka hapësira, por ndonjëherë edhe keqpërdoren. Mendoj se duhet bërë një seleksionim, se po kthehen në agresion vizual veprat e artit të bëra me llamarina të gjetura në rrugë. Ato janë për të mbuluar paaftësinë shumë skulptorë modernë, por po kthehen në ndotje pamore. Kam folur edhe me kryeministrinë Edi Rama, që aty kur do të vendoset një vepër arti të zgjidhet me komision. Tiranës i mungojnë veprat që i rezistojnë kohës. Hiq tre apo katër punë të Odhise Paskalit dhe të Janaq Paços, të tjerat janë shumë keq”.

Ai mendon se disa nga veprat që nuk duhet të jenë të ekspozuara janë statuja e Sulejman Pasha Bargjinit në qendër edhe monumenti kushtuar ish-të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit.

“Kaloj në Tiranë dhe shikoj tmerre. Ai turku me xhybe turke, paska themeluar Tiranën. Një skulpturë e rëndomtë ajo e Bargjinit (Sulejman Pasha Bargjini). Thonë që ka themeluar Tiranën, por nëse e ka themeluar ai është turp i madh. S’jam shumë dakord edhe me komisionet, që rastësisht nxjerrin në krye fitues të paaftë. Ne kemi shumë për të hequr, por unë do të hiqja atë statujën tek godina e të përndjekurve, që është me gunga, gunga dhe nuk thotë asgjë. Duhet të realizohen vepra tamam, jo sikundër ka ndodhur në 100-vjetorin e Pavarësisë, që nuk u bë asgjë e saktë”, përfundon skulptori.

Skulptori përfundon se për këto ide do të konsultohet edhe me një komision, që do të ngrihet pranë bashkisë së Tiranës, që në të ardhmen do të kenë në vëmendje veprat e artit në parqe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gfs: 14/05/2020 11:54

    Je skulptor apo historian ti?? Lerja historine historianeve dhe merru me skulpturen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit