Vlorë/ Për të shtatën ditë radhazi zjarret djegin kurorën e gjelbër të Karaburunit, sot dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri, helikopteri hedh mbi 300 mijë litra ujë, situata problematike! Zjarr edhe në Tragjas, Radhimë e Kuç

Situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë. Pas mesnate është përfshirë sërish nga flakët mali i Tragjasit në anë të ByPass-it të Vlorës, por situata është vënë në kontroll për disa orë.

Edhe këtë të hënë është nën flakë Karaburuni, një prej vatrave më të mëdha në këtë qark aktive prej 7 ditësh. Ndërhyrja nga ajri për të dytën ditë radhazi nuk ka mundur që ta shuajë këtë vatër të rrezikshme që vijon të mbetet ende problematike. Helikopteri ka hedhur ditën e sotme mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatrat e ndryshme të zjarrit në Karaburun, por për shkak të temperaturave të larta, relievit të vështirë dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin e shuarjes së zjarri.  Ndërkohë që vijojnë ndërhyrjet edhe nga toka, ku forcat ushtarake dhe punonjësit e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po punojnë prej ditësh për të vënë në kontroll flakët. E gjithë kjo situatë ku dëmet mjedisore janë të mëdha mund të ishte shmangur nëse do të ishte ndërhyrë në kohë nga ajri.  

Ditën e sotme janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit 30 forca të ushtrisë nga repari i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës se ADZM. Një shqetësim ngelet dhe era e cila i favorizon flakët. Ditën e djeshme u bë e mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit ku flakët janë preznte është e pamundur të ndërhyet nga terreni ndaj vijon punën sërish helikopteri. Ka qenë prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ai që ka deklaruar se ka kërkuar që edhe sot  të ndërhyhet me helikopter për të vënë në kontroll flakët. 

Aktualisht vatra aktive zjarri në Vlorë ka edhe në kodrat e Radhimës dhe në Malin e Kuçit. Në Kuç janë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre, por situata është vënë në kontroll. Ndërkohë zjarri mbi fshatin Tragjas është aktiv por që nuk rrezikon banesa vetëm shkurre dhe pemë. 

Agravimi i situatës ka ardhur si pasojë e vonesës për ndërhyrje nga ajri. Askush nuk ka dhënë një shpjegim për vonesën dhe dëmet e shkaktuara. Helikopteri i ardhur pas remontit ka punuar gjatë ditës së djeshme në të dyja vatrat atë të Dukatit dhe Karaburunit deri në orët e pasdites. Edhe ditën e sotme vijon punën vetëm një helikopter ndërkohë që pritej të shtohej dhe ndonjë tjetër.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e zjarrit në Karaburun, hidhen mbi 300 mijë litra ujë, vatra ende problematike

Sot ka vijuar dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në Karaburun që vijon të digjet prej 7 ditësh, ndërsa vatra vijon të jetë ende problematike. Helikopteri ka hedhur ditën e sotme mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatrat e ndryshme të zjarrit në Karaburun, por për shkak të temperaturave të larta, relievit të vështirë dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin e shuarjes së zjarri.  Ndërkohë që vijojnë ndërhyrjet edhe nga toka, ku forcat ushtarake dhe punonjësit e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po punojnë prej ditësh për të vënë në kontroll flakët.

E gjithë kjo situatë ku dëmet mjedisore janë të mëdha mund të ishte shmangur nëse do të ishte ndërhyrë në kohë nga ajri. Ndërkohë, pavarësisht situatës së rëndë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjeti kohë për të reaguar vetë dy ditët e fundit.

 

Ora 11:59
Vlora prej ditësh në flakë, pamje nga mali i Kuçit

Flakët vijojnë edhe në Kuç të Vlorës. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv vendi është mbuluar nga tymi. Ditën e djeshme është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe banorëve për të lokalizuar zjarrin. Për momentin flakët janë vënë nën kontroll.

Ora 11:36
Karaburuni ende ‘nën flakë’, helikopteri vijon punën në ditën e dytë të ndërhyrjes nga ajri

 

Në Gadishullin e Karaburunit prej ditësh vijojnë zjarret e mëdha, ndërkohë që kurora e mrekullueshme e gjelbër vijon të digjet.  Sot në ditën e dytë radhazi vijon ndërhyrja nga ajri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë