‘S’meritonte të ishte deputet’, Rehovica-Kryemadhit: Arritjen më të madhe ke çizmen kundër Ramës! Diplomatët na kanë kërkuar të distancohem nga LSI

Pas deklaratave tē dhëna 3 ditë më parë në adresë të tij nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha Rahovica s’e meritonte të ishte deputet pas dosjes që ambasada e SHBA më ka treguar, ka reaguar sot ish-deputeti i LSI, Gledion Rehovica.

Pas një takimi elektoral me ish-strukturat e gruas së LSI-në Berat, Rehovica i është përgjigjur Kryemadhit, duke deklaruar se ai nuk ka kryer asnjëherë asnjë vepër të jashtëligjshme, as në Shqipëri dhe as në Itali.

"Nuk kam kryer asnjë lloj gjëje të jashtëligjshme në Itali dhe Shqipëri. Kam një vendim gjykate të pushimit të çështjes, të kërkuar nga Prokuroria dhe të pranuar nga Gjykata. Nëse ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me ato vendime të gjykatës që mund ti vijnë mirë zonjës Kryemadhi sdi çtë them”, ka thënë Rehovica.

Për Rehovicën, i gjithë ai proces ka qënë një thikë pas shpine e iniciuar dhe dirigjuar nga ish-partia e tij, për të mbajtur nën kontrroll e në presion të gjithë deputetët e LSI-së. Akuzave të Kryemadhit se ka qënë ajo që i ka larguar nga partia, Rehovica është përgjigjur duke deklaruar se është ai që është larguar nga LSI-ja për shkak se për të nuk është më ajo parti që ka qënë, nuk është më partia që themeloi Ilir Meta. Për Rehovicën, LSI ka filluar degradimin që në momentin që filloi arroganca, pabesia e mosmirënjohja.

" Gjithë ai proces sipas informacioneve të mia ka qenë një thikë pas shpine e iniciaur dhe dirigjuar nga ish pastia ime për të mbajtur nën presion të gjithë deputetet e LSI. Nga LSI jam larguar sepse LSi sështë më ajo parti që ka qenë nuk është më partia që krijoi ilir Meta. Ka filluar degradimin që kur filloi arrogance pabesia mosmirënjohja. Mbi të gjitha për mua LSI e ka shkatërruar paranoja. LSI-në e ka shkatërruar paranoja por duke qënë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrrollojnë dot,nuk kemi pse i vëmë gishtin apo fajin njeriu", ka deklaruar Rehovica.

Në lidhje me akuzat e Kryemadhit se ai nuk dinte të shkruante e të lexonte, Gledion Rehovica i është kundërpërgjigjur duke e ftuar në një debat publik.  Rehovica ka deklaruar nga Berati se Kryemadhi partinë e ka të trashëguar dhe të pamerituar. Për Rehovicën, Kryemadhi ka dështuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj, që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive e deri më sot. Ai e ka ftuar Kryemadhin në një debat të hapur publik dhe ka deklaruar se arritja më e madhe që ka arritur deri tani Kryemadhi në drejtimin e LSI-së është vetëm "çizmja" kundër Edi Ramës.

“Unë ju siguroj se kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se Kryemadhi skam blerë ose kopjuar ndonjë tezë doktorature. Kryemadhi partinë e ka të pamerituar dhe të trashëguar. Ka dëshuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive e deri më sot. Arritja më e madhe e saj në drejtim të LSi është vetëm çizmja ndaj Ramës.

Iu siguroj se sna ka shkuar asnjëherë ndonjë fjalim Kryemadhi , për këtë iu ftoj dhe në një debat publik. Të lej mënjanë dhe ambasadën e amrikane, edhe të gjitha, të marri dhe dosjen e të vijë në debat", tha ai.

Ish deputeti i LSI-së Gledion Rehovica, ka pohuar se, sipas informacioneve që ai ka, të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupe diplomatike, për ti paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi.

“Sa për dijeni unë kam informacion se të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI janë kontaktuar nga trupat diplomatike për ti paralajmëruar që të distancohen nga Kryemadhi", tha ai.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Më herët nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Së fundmi edhe 100 të rinj dhe të reja janë larguar nga LSI dhe i janë bashkuar PS-së

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat