TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka kthyer përgjigje kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thekuar se pyetjes së "famshme" të maturës se "çfarë bëri Turi" i kanë kthyer përgjigje rreth 12 mijë maturantë.

"Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim", shkruan Shahini.

Kjo deklaratë vjen si një përgjigje për Kryemadhin, e cila në një takim me të rinjtë tha se Shahini përpara se të largohet nga Shqipëri në përfundim të mandatit, duhet t'i përgjigjet kësaj pyetje, e cila ngriti në protestë dhjetëra maturantë.