Muaji Shtator për Societe Generale Albania Bank po rezulton një muaj me lajme të mira. Ne vijim të performancës së shkëlqyer të 9-mujorit, e shpalljes si Banka me normën më të ulët të kredive të këqija në vend, Societe Generale Albania njofton edhe zgjerimin e rrjetit te saj me 3 dege të reja, nga të cilat 2 janë pozicionim me mirë strategjik zonal.
 
Shoqëruar nga personalitete, klientë të nderuar dhe miq të dashur, kjo Bankë inauguroi Degën e re në Lezhë në dt 8 Shtator, atë të Komunës së Parisit në dt. 13 Shtator dhe degën krejtësisht të re të Unazës së re në dt. 14 Shtator.
 
Të ftuar të posaçëm që ndanë mendimet e tyre për investimin e Societe Generale Albania gjatë ceremonive të inaugurimit ishin Bernard Fitoussi - Ambasador i Francës në Shqipëri, Zv/Kryetar i Bashkisë Tiranë Abaz Hado.
 
Administratore e njësisë Bashkiake nr 5 Violeta Kila, Administratori i Njësisë Kashar Erind Çatri dhe shumë figura të njohura publike për kontributin e tyre në komunitetin ku operojnë.
 
Mes shumë emocionesh, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania Frederic Blanc, theksoi vendosmërinë e kësaj banke për të ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe inovaconit, gjithmonë në shërbim të klientëve të saj që sa vijnë e shtohen.

"Hapja e një dege është një eveniment shumë i rëndësishëm për ne dhe përkthen vullnetin për të qenë sa më pranë klientëve tanë dhe të forcojmë kënaqësinë e tyre.
 
Të jeni të sigurt që cdo gjë është vënë në punë në mënyrë që dega e re në Unazën e Re e Societe Generale Albania të sjellë më të mirë e produkteve dhe shërbimeve tona në përfitim të klientëve të saj"
tha Drejtori i Societe Generale Frederic Blanc.

Ndër të tjera ai nënvizoi edhe vlerat që personifikojnë këtë Banke mbi 150-vjeçare, vlera të cilat stafi mbron dhe i aplikon me fanatizëm si;  përkushtimi, risia, përgjegjshmëria dhe shpirti i skuadrës, të gjitha këto të shpirtëzuara edhe në logon e kësaj banke. 

Ceremonia zhvillua në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.


d.b/shqiptarja.com