Sociologu për dhunën në shkolla: 
Ka rënë autoriteti i mësuesit

Sociologu për dhunën në shkolla: <br />Ka rënë autoriteti i mësuesit
Dhuna e ushtruar nga një mësues i dehur në Bulqizë ndaj nxënësve të tij, nuk është rasti i vetëm në shkollat shqiptare. 

Në muajin janar të këtij vitit një mësues ushtroi dhunë ndaj një fëmije në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Durrës. Ai e godiste nxënësin pa mëshirë

Në datën 7 janar të po këtij viti një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jerani” në Tiranë ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit.

Në tetor të 2015-s një mësuese në Bushat të Shkodrës godet një fëmijë në shkollë, ndërkohë që ai përpiqet të mbrohet.

Rreth një vit më parë një tjetër mësuese në Malësi të Madhe rreh një fëmijë 12-vjeçar. 

Pesë raste të filmuara brenda një periudhe shumë të shkurtër. Menjëherë sapo janë publikuar videot, mësuesit janë shkarkuar nga puna. 

Por ndryshe nga ç’pritej për shumicën e rasteve, prindërit e këtyre fëmijëve kanë kërkuar që mësuesit të kthehen në punë, pasi sipas tyre, ata i kishin dhënë të drejtë mësuesit për ta qëlluar.
 
Dhuna e mësuesve ndaj nxënësve mund të quhet një fenomen i trashguar vite më parë. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi dhuna në shkollat shqiptare është e pranishme dhe një pjesë e prindërve e pranojnë

“Që fëmijët të mësojnë sa më shumë, që fëmijët të japin maksimumin e kapcitetit të tyre kështu ka qenë konceptuar në shoqërinë tradicionale shqiptare deri në vitet e fundit. Dhuna është e pranishëm dhe në shkolla të tjera. Shkolla shqiptare dhunën e ka si pjesë po nuk është kjo më problematikja, më problematikja është fakti që shkollës shqiptare i ka rënë autoriteti” thotë ai.

Sociologu thekson se kjo dhunë që ushtrohet sot ndaj fëmijëve i lë ata me pasoja.
 
Një fenomen i cili duket se do të jetë i pranishëm për shumë vite të tjerë në shkollat shqiptare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën