Në zemër të Shkodrës, u shtrua “Sofra e Pavarësisë” një aktivitet i përmasave të mëdha dhe më i madhi i realizuar ndonjëherë në qytet, që mblodhi mbi 200 të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare.
Në këtë mbrëmje festive morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Në hapje të aktivitetit, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përshëndeti të pranishmit duke theksuar lidhjen e hershme dhe të pandarë mes Shkodrës dhe Kosovës: Ai shtoi se Sofra e Pavarësisë është një tryezë që mbledh bashkë vlera, traditë dhe unitet:
Presidentja Osmani vlerësoi rolin historik të Shkodrës, duke theksuar rëndësinë e saj për kombin shqiptar.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cilësoi Sofrën e Pavarësisë si një urë mes Kosovës dhe Shqipërisë:
Mbrëmja u shënua nga një atmosferë e fantastike, festive dhe simbolike, që përçoi mesazhin e unitetit, krenarisë dhe bashkimit shqiptar me mesazhin, “Mirë se keni ardhur me bukë, kripë e zemër.”
Komente





