ISCHIA (Napoli), 21 mars /ATSH-ANSA/ - Do të "rinovohet" edhe këtë vit takimi vjetor mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ishullit Ischia (Napoli) me rastin e Pashkëve, kur gruaja më e fuqishme e botës do të mbërrijë atje më 4 prill dhe do të qëndrojë një javë.
"Jemi të lumtur që kancelarja zgjodhi sërish ishullin tonë për të kaluar Pashkët", deklaroi kryetari i bashkisë së Serrara Fontanas, Rosario Caruso.
"Ne shpresojmë që jeta e saj private të respektohet", tha ai.
"Ne gjithashtu shpresojmë që ishulli ta marrë veten deri atëhere, pas motit të keq që patëm këtë dimër dhe që shkaktoi shumë dëme në ishull", theksoi ai./ a.jor.