KOTONGNAE (Kore e Jugut), 16 gusht /ATSH-ANSA/ - Papa Françesku hoqi këpucët para se të hynte në një qendër rehabilitimi në Kotongnae për personat me aftësi të kufizuara, në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. Në kulturën vendase heqja e këpucëve është shenja më e lartë e respektit. Një vajzë me veshje tradicionale i dha Papës një kurorë të endur dhe ai e vendosi menjëherë në qafë. Në një kishë të vogël brenda ambienteve të kësaj qendre, papa Françesku hasi disa pacientë në karrike me rrota dhe disave prej tyre papa u vuri dorën mbi kokë. Kjo qendër është edhe shtëpia e 50 fëmijëve me aftësi të kufizuara, të braktisur nga familjet e tyre. Papa ndenji më shumë se një orë në këtë qendër, e themeluar në vitet '70 nga John Oh Wooong Jin dhe e përbërë nga spitale, një universitet dhe qendra riaftësimi për të varfër, të sëmurë dhe persona të abandonuar të çdo moshe. Papa Françesku takoi të gjithë grupet e të ftuarve, të moshuar, të sëmurë rëndë dhe shumë rëndë, madje edhe ne gjendje vegjetative. Qendra ka rreth 200 fëmijë dhe 300 të moshuar./ /l.q/ a.jor.