SOLIDARITETI/ Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra dimërore për lehtësimin e vështirësive të familjeve të prekura nga tërmeti

SOLIDARITETI/ Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra dimërore për lehtësimin e vështirësive të familjeve të prekura nga tërmeti

Foto nga avoni me ndihma

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispozicion 600,000 €, për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara. Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua në Ministrinë e Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersböck.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka dhe shefi i misionit në Ambasadën Austriake në Tiranë, Christian Steiner. Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti, duke rindërtuar ose riparuar shtëpitë e dëmtuara.

Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë kryesisht bashkitë e Durrësit dhe të Tiranës. Partner zbatues i kësaj marrëveshjeje është Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe do të informohet në mënyrë të vazhdueshme, direkt në terren për ecurinë e këtij projekti.

Projekti ka hyrë në fuqi më datë 01 dhjetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 mars 2021.Austria ka qenë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që ka ofruar mbështetjen e saj në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së duke siguruar pas tërmeteve të 21 shatorit dhe 26 nëntorit 2019, gjeneratorë, batanije, krevatë portativë dhe mjete higjeno-sanitare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Liga e futbollit në Rumani solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, gjesti i veçantë në të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave

Kanë qenë të shumta vendet që janë solidarizuar me Shqipërinë, pas tërmetit të fuqishëm me 26 nëntor që la disa viktima dhe qindra të plagosur.

Solidaritet të jashtëzakonshme ka treguar edhe bota e futbollit, ku shumë personalitete botërore, klube futbolli, i janë bashkuar nismës për të mbledhur fonde në ndihmë që të prekurve nga tërmeti.

Rumani, jo vetëm që solli në kohë rekord ekipet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri, dërgoi tre herë ndihma, por edhe Liga Profesionist e Futbollit të këtij shteti i është bashkuar thirrjes së Ambasadës Shqiptare në këtë vend.

Ambasada jonë në Rumani ka publikuar një video, ku njofton se të gjitha ndeshjet e kampionatit në Rumani gjatë fundjavës do të nisin me një banderolë ku shkruhet “Pray for Albania”.

“Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin Shqiptar në këto momente të vështira dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit rumun te futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet Pray for Albania dhe e-albania.al/donate. Me emocion të vecantë ndoqëm fillimin e ndeshes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit National Arena”, shkruan ambasada.

Ora 14:43
Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra dimërore për lehtësimin e vështirësive të familjeve të prekura nga tërmeti

1575726230_XHA1.jpg

Pas tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndihmuar përsëri Shqipërinë duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele.

Kujtojmë që Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë 3 milionë euro për të prekurit nga tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të këtij viti.

Në fillim ata ofruan ndihma urgjente humanitare, të cilat përfshinin nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri tek furnizimet mjekësore dhe strehimi.

"Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele"
, ka shkruar ministrja Xhaçka në profilin e saj.

Ora 18:20
Rumania sjell për herë të tretë ndihma për të prekurit nga tërmeti

1575652924_ru.png

Rumania ka sjellë në Shqipëri edhe ndihmën e tretë humanitare për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas katastrofës në Shqipëri, u aktivizua mekanizmi evropian i mbrojtjes civile dhe Presidenti Klaus Iohannis bëri thirrje për përfshirjen urgjente të Rumanisë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për autoritetet shqiptare pas situatës dramatike të krijuar nga seria e tërmeteve që goditën këtë vend.

Pas dy transporteve që mbërritën në Shqipëri në datën 26 nëntor dhe 1 dhjetor, me dy avionë ushtarakë C130 Hercules, të cilët sollën dhe ekipin e shpëtimit të përbërë nga 54 anëtarë dhe 4 qen të përgatitur për të shpëtuar jetë njerëzore, në datën 5 dhjetor mbërriti ndihma e fundit humanitare dhënë nga Rumania me dy kamionë nga Administrata Kombëtare e Rezervave të Shtetit dhe Probleme të Veçanta.

Ndihma humanitare e siguruar nga Rumania përbëhej gjithsej nga: 100 tenda plotësisht izotermale dimri, 400 shtretër, 400 dyshekë, 400 batanije të leshta, 400 thasë gjumi dhe 800 çarçafë.

Në destinacionin ku ndihmat u shkarkuan nga autoritetet shqiptare përmes institucionit të rezervave të shtetit, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea.

Kamioni me ndihma
Ora 15:16
Senati italian: Deti që na ndan është një det bashkimi dhe solidariteti

"Së bashku mundemi", është një takim solidariteti i zhvilluar në Senatin Italian për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në fazën e rindërtimit pas tërmetit.

Takimi I solidaritetit u zhvillua në bashkëpunim me grupin parlamentar të miqësisë Itali-Shqipëri.

Në takim morën pjesë edhe nga diaspora e re shqiptare, personalitete arbëreshë dhe përfaqësues të shtetit Italian. Gjithashtu në takim morën pjesë përfaqësues nga shoqeria civile, arkiteëktë, përfaqësues nga bota e biznesit dhe ajo akademike.

Takimi u përshëndet nga senator dhe deputetë italianë.

Në takim u theksua nevoja e ndihmës që Italia duhet ti japë Shqipërisë gjatë procesit të rindërtimit.

Takimi në Senat u mbyll me mesazhin: Deti që na ndan është një det bashkimi dhe solidariteti.

Ora 15:14
Letra prekëse, vogëlushja nga Italia u dërgon 5 euro fëmijëve shqiptarë të prekur nga tërmeti

1575642400_yter.png

E tronditur nga lajmi i tërmetit,  Emily vogëlushja nga Italia ka shkruar një letër për fëmijët shqiptarë.

Krahas letrës ajo ka bashkangjitur edhe 5 euro për për fëmijët e prekur nga tërmeti.

Vogëlushja jeton në qytezën e vogël Agordo që ka vetëm  4 mijë banorë në provincën e Bellunos në Itali.

Letra e kësaj vogëlushe italiane i drejtohet punonjësve të Mbrojtjes Civile Italiane, ku u kërkon të dërgojnë në Shqipëri letrën e saj si dhe 5 eurot.

"E dashur Mbrojtja civile e Bellunos. Unë jam Emily e sot kur u zgjova në mëngjes dëgjova  në lajme për lajmin e keq.

Mami im që tani është duke pirë kafe , më shpjegoi se në Shqipëri pati një tërmet të fortë.

Unë imagjinova ata fëmijë që po flinin në krevatet e tyre të ngrohta, pranë mamit a babit o pranë vëllezërve të tyre, e do jenë trembur shumë.

Më vjen kaq keq e uroj të mos dëgjoj më lajme të tilla në televizor. Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare por dua t'u them atyre fëmijëve se dëshiroj të jem mikja e tyre e zemrës. Nuk di si t'ja bëj e dua që ju të më ndihmoni t'i dërgoj fëmiëjve  të Shqipërisë këtë pikturën time që ata ta shohin se unë i kam menduar e më vjen shumë keq për atë cfarë u ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Ju përshëndes fëmijë shqiptarë e po ju nis dhe 5 euro kështu që nesër të hani mëngjes", shkruhet në letrën e vogëlushes.

Letra mban datën 26 nëntor 2019, ditën kur tërmeti i fortë goditi Shqipërinë.


Letra e Emilyt
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/12/2019 17:55

    Austria Po të doje të ndërtoje disa ndertesa vete me ato lek, ashtu siç di ajo dhe jo t ua japi bimbasheve së do vidhen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!