SOLIDARITETI BOTEROR/ Merkel letër Ramës: Gjermania dhe BE në ndihmë të Shqipërisë

Solidariteti botëror ka kaluar edhe përtej oqeanit. Që nga Evropa e deri në SHBA kanë ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Kosova, Serbia, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Greqia, Turqia, shumë e shumë shtete të tjera janë solodarizuar me gjendjen e Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit.

Kanë ardhur ndihma në forca civile apo ndihma financiare e morale nga krerët e shteteve apo organizatave, të cilat kanë hapur fonde për banorët që kanë nevojë për ushqime, veshmbathje apo një shtëpi ku të fusin kokën.

Së fundmi Angela Merkel i ka nisur një letër kryeministrit Rama ku i shpreh ngushëllimet për tërmetin që ka prekur Shqipërinë.

Ajo ka shprehur ngushëllimet për gjendjen e vendit dhe se Gjermania e Bashkimi Evropian do t’i mbështesin në këto kohë të vështira.

Letra e Merkel:

"I nderuar kryeministër,
Mësova me një ankth të madh për tërmetin në Shqipëri, ku vdiqën shumë njerëz dhe shumë u plagosën. Unë do të doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ju. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dëmtuarit. Unë e di për dhimbjen që ju dhe familja juaj duhej të përjetonit.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Ne dëshirojmë që personat e dëmtuar të shërohen me shpejtësi.

Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë.

Me përshëndetje të heshtur

Dr. Angela Merkel

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë”.

Foto e Ramës dhe Merkelit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Itali/ Meshë në shqip për viktimat e tërmetit, kisha do të mbledhë fonde për banorët

1575283129_amb.jpg

Në kishën "San Giovanni della Malva" në Romë është mbajtur mesha në shqip me lutje për jetët e humbura dhe të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në prag të festës së Krishtlindjes, kisha  do të organizojë një koncert për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

Ambasadorja Bitri iu drejtua  komunitetit shqiptar me falënderime  për iniciativat e panumërta të ndërmarra në ndihmë të bashkatdhetarëve në nevoje, si dhe cilësoi se Shqipëria dhe shqiptarët në Atdhe sot kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve!

"Çdo kontribut është me vlerë!

Çdo ndihmë shërben!", është shprehur Bitri.

Ambasadorja Bitri
Ora 22:47
Shoqata shqiptare nga Rodosi mbledh ndihma për të prekurit nga tërmeti

Shoqata shqiptare nga Rodosi "Zëri i emigrantit", po mbledh fonde për të prekurit nga tërmeti.

Ata i falenderojnë të gjithë që bashkëpunuan dhe u bëjnë thirrje personave që kanë mundësi të ndihmojnë.

Ndihmat do të mblidhen deri nesër dhe më pas do të nisen nga Rodosi drejt Athinës për në Shqipëri.

Ora 21:29
Grekët bashkëpunojnë me komunitetet shqiptare për mbledhjen e ndihmave pas tërmetit

Krahas emigrantëve shqiptarë në Greqi, qindra qytetarë grekë po ndihmojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Në disa zona ata iu bashkuan fushatave të solidaritetit të komuniteteve shqiptare.

Ndërkohë vetë emigrantët po bëjnë thirrje për menaxhimin sa më të mirë të ndihmave nga autoritetet shqiptare.

"Nuk e prisnim që grekët të na mbështesnin kaq shumë. Sa herë që hidhnin para prekesha", ësht shprehur  Alketa Pambuku, emigrante në Patra.

"Mund të ishte fëmija im atje ku janë ata. Edhe pse kam 4 ditë djalin në spital unë jam këtu", wshtw shprehur Kreshnik Agaraj, kampion boksi në Greqi.

"Jemi 150 familje që kemi mbledhur ushqime apo veshëmbathje për të prekurit", ka thënë Gazmend Malasi, emigrant nga Amaliadha.

Kjo tragjedi i ka bërë të gjithë shqiptarët bashkë kudo që janë.

Ora 21:11
Federata e shqiptarëve në Amerikë 'Vatra' nis fushatën e ndihmave për Shqipërinë

Federata Pan Shqiptare e Amerikës Vatra, nisi mbrëmë një fushatë ndihmash për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Shumë veprimtarë të komunitetit dhuruan para në bazë të një tradite të hershme të kësaj organizate.

Vatra njoftoi se biznesmeni Jim Xhema dhuroi 40 mijë dollarë, ndërsa Harry Bajraktari 25 mijë.

Ai është shprehur se ësht afrë motrave dhe vëllezërve të tyre.

"Tradita 107 vjeçare do të vazhdojë dhe ne do të jemi duke mbledhur ndihma të tjera për të gjitrhë të prekurit nga tërmeti", është shprehur kryetari i Vatrës, Dritan Mishto.

Ora 20:56
Me kostume tradicionale...komuniteti shqiptaro-amerikan në Michigan lutet për jetët e humbura nga tërmeti (VIDEO)

Solidarizimi mbarëbotëror vazhdon...mbrëmë në Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan u lut për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri.

Në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti.

Në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore "Nënë Tereza".

Fëmijë, të rritur e të moshuar u lutën për shpirtrat që kaluan aq shumë vujatje atë mëngjes së marte që mori 51 jetë në Durrës, Thumanë e Tiranë.

Ata kanë veshur kostume popullore shqiptare me në duar flamuj kuq e zi dhe  pankarta me mbishkrimin "Pray for Albania".

Ora 20:39
Duka i Madh i Rusisë do të japë ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

1575229203_duka1.jpg

Përmes një postimit në llogarinë e tij në Facebook, Duka i Madh i Rusisë, George bëri me dijeni se i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të Princ Lekës, sa i takon situatës së krijuar në vend si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Ai është shprehur se do të dhurojë për të ndihmuar popullin shqiptar.

“I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira”, shkruan Duka.

Postimi i Dukës
Ora 18:01
Ish-ambasadori i OSBE-së publikon shtetet që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit: Çfarë turpi! Holanda e pasur nuk është aty!

1575219821_rob.jpg

Pas ndihmës së madhe të shteteve fqinje dhe shumë vendeve të Europës dhe SHBA-së, ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar shtetet që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Në listë vihet re mungesa e Holandës, ku Bosch e ka konsideruar një turp.

"Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar”,  ka shkruar ai në Twitter.

Postimi i Bosch
Ora 15:56
Dy kompani kineze dhurojnë 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

1575212442_kom1.jpg

Dy kompani kineze kanë dhuruar 2 milionë euro për të ndihmuar të pastrehët dhe të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në Twitter kanë bërë me dije se ushqim, ujë batanije dhe tenda janë dërguar gjithashtu për të gjithë të prekurit.

“Në jemi me popullin shqiptar”, thonë ata.

Ne jemi me popullin shqiptar. Kompanitë kineze dhurojnë 2 milionë euro për të ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.Gjithashtu, ushqim, ujë të pijshëm, batanije dhe tenda u dërguan atyre në nevojë”, shkruhet në postim.

Foto nga përgatitja e ndihmave
Ora 15:51
Ambasadori i Katarit prezent në shpërndarjen e ndihmave emergjente: Do të marrim pjesë në ndërtimin e shtëpive

 

 

1575212056_so.png

Ambasadori  Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al-Mari ka parë nga afër dëmet e tërmetit dhe ka qenë prezent në shpërndarjen e ndihmave emergjente. 

Ai tashmë ndodhet në Shijak duke shpërndarë ndihmat e nevojshme për të gjithë banorët që kanë nevojë.

Gjithashtu ka pohuar se do marrë pjesë në disa projekte për rikonstruksionin dhe ndërtimin e shtëpive në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana shprehet falenderues për praninë e Ambasadorit duke e quajtur mik i popullit tonë.

Ai thekson se gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim dhe përkrahje. Dhe në këto ditë të vështira që po kalon Shijaku është plotësisht mirënjohës ndaj Z. Ambasador për praninë e tij sot.
Gjithashtu Elton Arbana thekson:
“Një nga partnerët tanë më filantropik përmes Chatar Charity ka investuar për Qendrën Shëndetësore Shijak dhe në të ardhmen na premtoi se do të kontribojë për Shijakun", ka thënë Arbana.

Ora 16:13
Ursula von der Leyen: Në Tiranë, Komisioneri Europian i menaxhimit të krizave

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka shkruar në Twitter se të mërkurën, do vij në Tiranë Komisioneri Europian i menaxhimit të krizave Janez Lenarčič.

“Sapo pata një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për popullin shqiptar që ka qëndruar i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është në anën e tyre me dhembshuri dhe me veprim. Janez Lenarčič do të udhëtojë për në Shqipëri të mërkurën. Unë i kam kërkuar atij që të më mbajë të informuar nga afër për situatën.”, shkruan Ursula von der Leyen në Twitter.

Janez Lenarčič është është pjesë e kabinetit të ri të Komisionit Europian. Ai është një diplomat me 30 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimin e krizave.

Ora 12:57
‘TIKA’, ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për të prekurit shqiptarë dhe romë në Tiranë dhe Shijak.

Në shpërndarjen e pakove morën pjesë edhe Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran dhe Ndihmës koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Tuna Zişan Emirtekin.

Ora 12:32
Nuk vonon Erdogan, delegacioni turk nis kordinimin e veprimeve me qeverinë shqiptare për ndërtimin e 500 banesave

Në zbatim të udhëzimit të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili dje premtoi ndërtimin e 500 njësive të banimit për të goditurit nga tërmeti, një delegacion turk nga Drejtoria e Administrimit të Banesave Publike dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës, i kryesuar nga Ambasadori Yörük, zhvilloi sot takimin e parë me delegacionin shqiptar, për të kordinuar veprimet për zbatimin e projektit turk të ndihmës. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada turke përmes një postimi në faqene saj në Facebook.

Ora 11:47
Organizata rinore e Kosovës ndihmon 300 familje në Laç


Gjatë ditës së sotme, organizata rinore nga qyteti i Lipjanit ‘Hope’ ka ndihmuar 300 familje në qytetin e Laçit.

Ndihmat u siguruan nga të hollat e mbledhura në qytetin e Lipjanit. 

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju, për vëllazërinë tonë, e u pafshim tjera herë vetëm për gëzime!”- ishte njëra ndër pjesët e fjalimit të Rinor Murati, bashkëthemelues i Grupit “HOPE”.

Pjesa e mbetur e parave do të dhurohet për familjen nga Gjilani, ku humbën jetën dy djemtë e saj në këtë tragjedi.

Ora 11:13
Rajoni i Puglias në Itali, 150 shtretër në dispozicion të të plagosurve

Rajoni i Puglias në Itali, i përkushtuar nga pikëpamja shëndetësore në lidhje me të plagosurit prej tërmetit në Shqipëri, ka bërë gati rreth 150 shtretër në spitalet e specializuar të rajonit.

Dr. Gaetano Di Pietro, tha se në vazhdim do ë krijohen edhe mundësi të tjera për ti ardhur në ndihmë të plagosurve që mund të kenë nevojë për ndihmë më të specializuar në Itali.

Aktualisht në Itali kanë shkuar tre të plagosur për mjekime të mëtejshme.

Ora 11:11
Delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Turke në terren, maune me ndihma nga Turqia

Delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Turke në terren me të prekurit nga tërmeti.

"Ne po bëjmë detyrën tonë në drejtim të marrëveshjes së miqësisë së përjetshme që Turqia ka bërë me Shqipërinë, ne kemi edhe lidhje historike edhe farefisnore", tha drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, dr. Ibrahim Altan

Delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Turke i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni Dr. Ibrahim Altan ndodhen në Durrës.
Ibrahim Altan tha se që nga momenti i parë i fatkeqësisë, kanë kontaktuar Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe me orientimin e tyre kanë nisur dy maune me ndihma nga Turqia, një nga depot e institucionit në Bullgari si dhe një nga Kosova me produkte ushqimore.

Ai duke informuar rreth punimeve për ndihmë dhe kërkim-shpëtim tha se "Në drejtim të orientimeve të zyrtarëve lokalë jemi duke shpërndarë ndihmat tona. Shpresojmë se sipas nevojave do të mundësojmë prej këtu dhe do të sjellim nga Turqia, për të plotësuar nevojat e të prekurve nga tërmeti".

Gjysmëhëna e Kuqe Turke pret gjithashtu ndihma monetare nga donatorët dhe bamirësit. Për këtë ajo ka lajmëruar edhe gjithë amirësit që duan të bëjnë donacione se mund ti dërgojnë dhurimet e tyre përmes faqes së internetit "www.kizilay.org.tr", përmes llogarive të Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe degëve bankare. Përveç kësaj mund të dhurohen në shumën 10 lira (rreth 1.5 euro) nëpërmjet një mesazhi me tekst "Tërmet" që dërgohet në numrin 2868 nga të gjithë operatorët në vend.

Ora 09:20
Ipeshkët italianë dhurojnë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Ipeshkët italianë dhurojnë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.

Një shumë prej 500 mijë eurosh është dhuruar nga Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.

Donacioni do të bëhet përmes "Caritas Italia", i cili do t'i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.

 

Ora 08:33
Ambasada amerikane: Ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angeles

Ambasada amerikane në Shqipëri, në faqen e saj në Facebook shkruan se USAID ka nisur për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles.

"Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta".

Ora 08:24
Në Beograd nis grumbullimi i ndihmave, Dhoma e Tregtisë së Serbisë mbledh fonde për tërmetin

Solidarizimi me shqiptarët e prekur nga tërmeti nuk njeh kombësi, e as ndasi. Dhoma e tregtisë së Serbisë ka aktivizuar shumicën e dhomave simotra të rajonit dhe deri tani 10 mijë biznese vetëm në Serbi, kanë premtuar të japin donacione.

Millica Antic, me kolegët janë një nga grumbulluesit e fondeve për Shqipërinë. Përvec gjërave të ndryshme organizata ku ajo punon ka inicuar në Serbi fushatë donacionesh në internet.

“Unë besoj se ka shumë njerëz me zemër të mire. Natyrisht gjithmonë ka edhe njerëz të keqij dhe komente të këqija, por ne besojmë ne jemi të orientuar drejt atyre që e kuptojnë se tragjedia është e njëjtë pavarësisht se ku ndodh ajo”, tha Millica Antic nga Organizata “Gradjanske Iniciative”.

Përveç Luginës së Preshevës, edhe në Beograd janë aktivizuar disa pika grumbullimi ndihmash.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/12/2019 18:20

    Deklarata e zotit Bosh eshte aktuale dhe denoncon Hollanden si shtet jo kontribues ne ndihme te Shqiperise . Mos votimi per hapjen e negociatave dhe kjo qe ndodhi mbas termetit ne Shqiperi duget te cojne ne kalimin e marredhenieve me Hollanden be nivel konsullate ose bderprerjen e tyre Hollanda nuk po trego respekt per shqiptaret ,atehere per cfar na duhen marredheniret me te .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt