SOLIDARITETI/ BE: Gati për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti! SHBA: Ndihmë për 9 mijë fëmijë (VIDEO)

TIRANE-Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh se vendet e Unionit janë gati që të ndihmojë popullin shqiptar pas tragjedisë së tërmetit edhe me rindërtimin e zonave që janë prekur pas kërkim shpëtimit dhe vlerësimit të dëmeve. Në një konferencë me ministren e Mbrojtjes dhe Drejtuesin e Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum, Soreca tha se BE është me Shqipërinë në këto momente të vështira.

"Histori që të thyejnë zemrën dhe nuk mund të harrohen. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Janë me mijëra njerëz që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ne po punojmë për të kthyer normalitetin në zonat e dëmtuara. BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë, Shqipëria nuk është vetëm afër nga ana gjeografike, por edhe në zemrat tona.  Pra kemi zbatuar mekanizmin për të dërguar ekspertë në Shipëri nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj. Dua të falenderoj ekipet e kërkim shpëtimit. Inxhinierë nga vende të BE-së kanë ardhur për inspektimet.

Dje kam vizituar Durrësin me prioritet shkollat. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare. Po punojmë për të ofruar mbështetjen që nevojitet. Mirënjohës për Austrinë, Belgjikën, Italinë, Slloveninë, që ofruan çadra dhe shërbime jetike në një situatë kaq të vështirë. Do të shikojmë si do të ndihmojë BE-ja Shqipërinë në perspektivën afatgjatë. Ky proces do të fillojë që të enjten me vizitën. Nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve me shumë koordinim. Solidariteti është në zemër të BE-së. Ne e dimë që shqiptarët janë populli fortë, sikur tha presidentja ne qëndrojmë me ju për të ndihmuar Shqipërinë që të rikuperohet nga kjo situatë" tha ai.

Zyra e BE-së në Tiranë, theksoi Soreca nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa stafi është tronditur. "Për zyrën time ne e kuptuam që të gjithë janë të sigurt. Brenda pak orësh kuptuam se gjithë stafi është mirë, të tronditur pa dyshim. Pastaj kaluam te cështja e popullit shqiptar, nevojat e tyre. Kemi parë 51 histori të tmerrshme, pastaj infrastrukturën e vendit".  Peter Glerum deklaroi se ekspertët nga vendet e BE-së dhe OKB-ja po vijojnë kontrollin e cdo banese që shqiptarët të jenë të sigurt. Ai tha se ekspertët nuk do të largohen nga Shqipëria pa bërë vlerësimin e plotë të dëmeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
'Ndihmë e vyer, SHBA do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë edhe në programin e rimëkëmbjes nga tërmeti'

Ministri fuqiplotë që merret me menaxhimin e emergjencës pas tërmetit ka pritur ditën e sotme të ngarkuarën me punë të SHBA-ve Leyla Moses-Ones. Me anë të një postimi në Facebook Çuçi shprehet se SHBA po na jep një ndihmë të madhe me grupin e ekspertëve të dërguar nga USAID, për vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastrukturë.

Qeveria amerikane do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë edhe ne programin e rimëkëmbjes nga tërmeti. Do të kishte qenë e veshtirë që një situatë si kjo, ne ta kapërcenim pa ndihmën e miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi pa masë mirënjohës.

Ora 14:23
Leyla Moses-Ones në Durrës: Ndihmë për 9 mijë fëmijë të prekur nga tërmeti, SPAK do mbështetet 100% (VIDEO)

Pas tërmetit katastrofik, të gjithë banorët e Durrësit, po presin vlerësimet dhe dëmshpërblimet e dëmtimeve të banesave të tyre.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta ka raportuar se spt ka qenë dita e parë si kryebashkiak i Zhyljen Varfajt, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Në murin e bashkisë janë vënë  kontaktet e duhura, ku banorët mund të komunikojnë për problemet që hasin gjatë këtyre ditëve.

Gjithashtu në mur janë vendosur edhe emrat e familjarëve  që janë strehuar tashmë.

Jashtë ambinteve të bashkisë, banorët mund të plotësojnë formularët me dëmet që kanë pasur në banesë, ku edhe do të bëhet vlerësimi i duhur më pas.

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë nga SHBA-ja ka mbërritur  në Bashkinë Durrës, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Së bashku me të ka qenë edhe Drejtoresha e Misionit të USAID në Shqipëri, Mikaela Meredith.

Përfaqësuesja diplomatike e USAID-it  ka ardhur bashkë me shtabin e emergjencës, të cilët do të bëjnë vlerësimet e duhura.

E pyetur nga gazetari i Report Tv se cila është mbështetja që SHBA ka dhënë, ajo është shprehur se u shprehin ngusheëllime për këtë ngjarje dhe se do të japin ndihmën e duhur që nevojitet.

"Do të ndihmojë edhe UNICEF, pasi do të mbështesë 9 mijë fëmijë të prekur nga tërmeti. Do të mundësohet një vlerësim për banesat e shkatërruara. I kemi dhënë një grant Kryqit të Kuq që do të merret me ndihma e menjëherëshme humanitare", është shprehur Moses-Ones.

"A do të ketë SPAK mbështetjen tuaj?", ka pyetur gazetari Arsen Rusta.

Ajo është shprehur se nuk ka një informacion për dosjet që do t'i dërgohen SPAK-ut, por do të ketë mbështetje 100%.

Bashkë me Moses-Ones, kanë ardhur inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti.

Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve.

Ora 13:14
Delegacioni turk në Shqipëri: U vendos përcaktimi sa më shpejtë i tokës për ndërtimin e 500 banesave

Në një postim në Facebook, Ambasada turke shkruan se

"Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. ElvaMargariti. Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen.

Ora 10:01
Soreca: BE-ja gati të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar zonat e prekura (VIDEO)

I pyetur nga Report Tv se si do të jetë ndihma e BE-së për Shqipërinë pas fazës së shpëtimit dhe vlerësimit të dëmeve, Soreca u përgjigj duke thënë se vendet e Unionit janë gati për të mbështetur qeverinë edhe për të rindërtuar ato zona që janë prekur. "Janë tre faza, së pari kërkim shpëtimi që ka përfunduar, së dyti vlerësimi i dëmeve që bëhet me ndihmën e vendeve të BE-së, kjo do të vijojë për disa ditë, është një fazë shumë e rëndësishme.

Kjo do të ofrojë siguri popullit shqiptar, ata do ta dinë nëse banesa e tyre është e sigurt. Faza e tretë është vlerësimi pas katastrofës, deri te mbështetja financiare dhe ndërtimi. BE është gati të drejtojë. Ata janë treguar gati për të mbështetur qeverinë për të rindërtuar ato zona që janë prekur, por edhe organizata ndërkombëtare të OKB-së. Tani jemi në mes të fazës së dytë, kur kjo të përfundojë, faza e tretë do të nisë. Komisioneri do të flasë me autoritetet shqiptare"
tha ai.

Ora 09:57
Xhaçka: Tërmeti ishte me përmasa apokaliptike! Miku i mirë njihet në kohë të vështira (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi reagimin dhe ndihmën e vendeve të BE-së pas tërmetit tragjik në Shqipërisë, ndërsa shprehu besimin se mbështetja e unionit do të vijojë për rimëkëmbjen e zonave të prekura. "Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë cdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët.

Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm. Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë" tha Xhaçka.

Ora 09:57
Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Kontroll çdo banese, që shqiptarët të jenë të sigurt (VIDEO)

Drejtuesi i Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum deklaroi se ekspertët nga vendet e BE-së dhe OKB-ja po vijojnë kontrollin e cdo banese që shqiptarët të jenë të sigurt. Ai tha se ekspertët nuk do të largohen nga Shqipëria pa bërë vlerësimin e plotë të dëmeve,

"Jam krenar që drejtoj një ekip ekspertësh të BEsë dhe OKB-së në vendin tuaj për një reagim të kombinuar. Ne filluam me operacionin e kërkim shpëtimit. Etapa e kërkimit të njerëzve nën rrënoja ka përfunduar. Disa operacioni ishin të suksesshme, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Po shikojmë për vlerësimin e dëmeve. Në fillim ishte situatë kaotike, por tani një strukturë e themeluar mirë me ministrin Çuçi për të koordinuar të gjitha aktivitetet dhe ne e mbështesim atë në vlerësimin e dëmeve.

Ne vlerësojmë të gjitha ndërtesat për siguri për të siguruar të gjithë shqiptarët. Dje ishin 38 inxhinierë në terren, sot 50 dhe operacioni do të vijojë në ditët e ardhshme. Po mendojmë për njerëzit që duhen strehuar, po ofrojmë mbështetje për njerëzit që kanë humbur gjithcka. Për momentin një vlerësim i nevojave po vijon. Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin që ndihma ndërkombëtare të shkojë në destiancion. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tonë" tha ai.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është menaxhuar si duhet situata pas tërmetit të 26 Nëntorit?

Komento