E ardhmja e Poul Pogba-s është një enigmë e vërtetë. Sot trajneri i Manchester United, Solskjaer, ka ironizuar futbollistin, por edhe agjentin e tij Mino Raiola që ka deklaruar hapur se francezi dëshiron të largohet. Në intervistën e parë për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri Solskjaer është shprehur:
“Me aq sa di unë nuk ka oferta për asnjë lojtar. Është biznes sigurisht, por ne jemi Manchester United dhe nuk kemi asnjë futbollist për të shitur. Pogba nuk ka qenë kurrë shqetësim për mua. Po punon fort, është një profesionist i vertetë dhe një djalë krenar. Nuk mund të rri ulur këtu dhe të flas për atë që thonë Pogba dhe agjenti i tij. Ka dhe disa vite në kontratë dhe kjo është fantastike.”
Për Pogba-n prej kohësh interesohen Real Madrid dhe Juventus, për të cilët thuhet se kanë gati oferta stratosferike.