Solskjaer me ditë të numëruara, Phil Jones shefit të klubit: Shkarkoje sa më shpejt

Solskjaer me ditë të numëruara, Phil Jones shefit të klubit: Shkarkoje sa më shpejt

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, me shumë gjasa po kalon momentet e fundit si trajner i ‘djajve të kuq’. Nën drejtimin e norvegjezit klubi britanik po gjen ‘paqe’ në Premier League’, aty ku ka hasur shumë ulje ngritje. Humbja e fundit kundër Uest Ham ka tërbuar jo vetëm tifozët, por edhe pjestarë të stafit të ekipit, ku bën pjesë edhe Phil Jones, ish-futbollist i Manchester United.

Teksa ndeshja ishte 2-0 në favor të Uest Ham, ish-futbollisti Jones është fokusuar nga kamerat teksa i kërkon diçka shefit të klubit Edd Woodward. Sipas ekspertëve të leximit të buzëve në Angli, Jones tekstualisht i është drejtuar Ëoodëard duke i thënë: “Shkarkojë që në mëngjes.”

Sipas mediave angleze Jones e ka patur fjalën për trajnerin Solskjaer, që ka përfunduar në mesin e kritikave pas paraqitjeve zhgënjyese të Manchester United. Gjithsesi shefi i klubit Ed Ëoodëard ka qenë më i përmbajtur. Ai i është kthyer ish-futbollistit duke i thënë: “Ka kamera, pusho!”

Mbetet për t’u parë se si do të përfundojë kjo çështje, por padiskutim pas publikimit të këtyre pamjeve asgjë në klub nuk do të jetë si më parë. Sa i takon ecurisë së skuadrës, Manchester United ka vetëm dy fitore në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit të ‘Premier League’, ndërsa tre pikët e fundit larg ‘Old Traford’ janë siguruar për herë të fundit në muajin shkurt.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor