Javaneës angazhoi sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e shqiptarëve rreth pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt te rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë anonime nga të anketuarit.
Sipas rezultateve të sondazhit, shumica dërrmuese e qytetarëve mendojnë se pagat aktuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të përshtatshme: 73.2% e të anketuarve janë shprehur se ato duhet të mbeten “siç janë”. Ndërkohë, 16.9% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se pagat duhet të jenë më të ulëta se aktualisht. Pra, 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta. Ndërsa vetëm 9.9% shprehen se ato duhet të jenë më të larta se sa janë sot.
Kampioni: 1158 të anketuar, i ripeshuar statistikisht për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/-2.8%
SHËNIM: Tek 9.9-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për PD-ASHM më 11 maj 2025 (ndoshta për inat të Kryeministrit); tek 73.2-përqindëshi ka një përzjerje votuesish të të gjitha partive, si dhe mosvotuesish; tek 16.9-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për PS-në më 11 maj./JavaNews

Komente











Pagat duhet te rriten sipas ligjit 7-10% ! Ato qe nuk duan rritje Jane shtrese budalle e popullit te pakuptueshem nuk kané tru as nuk njohin demokraci
Përgjigju