Gjermanët e kanë humbur besimin se qeveria mund të arrijë të ketë sukses me strategjinë e vaksinimit. Në një sondazh të publikuar së fundmi, vetëm një e pesta e gjermanëve besojnë se qeveria do të ketë sukses në vaksinimin e të gjithë popullsisë së rritur deri në fund të verës.
Ndërkohë që vetëm një e katërta e gjermanëve kishin ende besim në strategjinë e qeverisë kundër COVID-19.
Rezultatet u bënë publike pas sondazhit të INSA për median gjermane Bild.
Gjermania gjendet prapa disa vendeve si MB, SHBA dhe Izraeli për sa i përket përdorimit të vaksinave, ndërkohë që qeveria deklaron se nuk ishin në dispozicion doza të mjaftueshme. Deri të martën, mbi tre muaj që kur punonjësit shëndetësorë filluan të administronin vaksinat kundër COVID-19, vetëm rreth 11.3% e popullsisë kishte marrë të paktën një dozë.