Sondazhi i fundit garanton maxhorancën

Sondazhi i fundit garanton maxhorancën

Sondazhi i Institutit Piepoli

Me ligjin e ri të zgjedhjeve ka një për publikimin e sondazheve deri në disa ditë para votimeve. Kështu Instituti Piepoli ka publikuar të dhënat e sondazhit të fundit të zgjedhjeve të 25 prillit. Nga të dhënat e para që janë marrë deri në datën 16 prill, vihet re se pjesëmarrja në votime vijon në trend rënie dhe që parashikohet në shifra 53 -57%. Sondazhi nxjerr të dhëna për të gjitha qarqet por nëse për qarqe si Kukësi, Dibra, Gjirokasta dhe Lezha, të cilat kanë pak mandate, nga të cilta opozita arrin një avantazh prej 2-3 mandatesh, vëmendja kryesore përqëndrohet tek qarqet e mëdha ku është dhe beteja kryesore.

Tirana tashmë me 26 mandate nxjerr sërish PS me 49 -53% të votave që mundëson marrjen nga 18-20 mandate, PD dhe Koalicioni I saj arrijnë në 36 -40% që përkthehet në 12 -14 mandate, ndërsa LSI vijon rrudjne me 4 -8% me mundësinë nga 1-3 mandate. Ndërkohë partitë e tjera me mundësi mandate por janë ende larg përqindjes që duhet për të nxjerrë deputet, janë Nisma Thurje dhe Lëvizja për ndryshim i Topallit. Qarku i Durrësit është në betejë të ashpër midis dy partive të mëdha dhe duket se eskludohen mundësitë e partive të tjera, përfshi dhe LSI për mandate.

Kështu PS shihet në kuotat e 47 -51% e përkthyer në 6-8 mandate, ndërsa PD 40-44 dhe në kuotën 5-7 mandate. Elbasani ka një rritje të PS në 52-56% dhe tenton nga 9-9 mandate ndërsa PD 37-41% me 4-6 mandate. Përqindje të larta PS ka dhe në qarqet Fier dhe Vlorë ku nga parashikimet e sondazhit në Fier është 8-9 dhe Vlorë 7-8, ndërsa PD tenton respektivisht 5- 6 dhe 3-5. Qarku ku PD mbetet dominante është Shkodra me 49-53% me 5-7 mandate, ndërsa PS me 36-40 % shkon në 3-5 mandate. Në Korcë PS ruan diferencen me 51-55% duke synuar 5-7mandate ndërsa PD 35-39% me 3-5 mandate. Surprizë mbetet Berati ku LSI rrëzikon të dalë pa deputet me 3-7%. Ndërkohë PS 56-60% tenton mandatin e 5. PD me 29-33% tenton 1-3 mandate.

Në rang kombëtar PS mbetet e avantazhuar nga kundërshtarët me 48-52% të votave çka projektohet në 69-73 mandate, PD me 39-43% me 56-58 mandate ndërsa LSI 3,5-7,5%. Por në zgjedhjet e kaluara PS me 48 % mori 74 mandate, çka nënkupton se ndarja e mandateve sipas qarqeve dhe që favorizon sibjektin e parë në listë, mund të sjellë një numër tjetër më madh me po të njëjtën përqindje.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja