TIRANË- Një sondazh i publikuar nga analisti Eduard Zaloshnja në Report Tv për garën për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, tregon se kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të dominojë.

Nëse do të votohej mbrëmjen e kaluar, më 23 shkurt, Veliaj do dominonte me më shumë se gjysmën e votave, konkretisht 54.3% me një numër prej 169 mijë votuesish. Nga ana tjetër kandidati zyrtar i PD, Belind Këlliçi duket se ka pësuar rënie në sondazhin e publikuar në emision ‘Real Story’ në raport me një tjetër, Dashamir Shehin, nëse edhe ai do të futej në garën elektorale.

Sipas sondazhit, Këlliçi gëzon mbështetjen e më pak se ¼ e kryeqytetasve, 23.2% që përkthehet përafërsisht në 72 mijë votues. Ndërkohë, nëse Shehi do të ishte në garë, ashtu siç deklaroi edhe në Report Tv, do të merrte 22.5% të votave, që përkthehet në 70 mijë votues.

Siç vihet edhe re nga sondazhi, nëse Dashamir Shehi do të ishte në garë do të kishte një diferencë shumë të vogël me Këlliçin, vetëm 2 mijë vota më pak se Këlliçi.

1677219646_Screenshot2.jpg

Sondazhi