Sondazhi është zhvilluar mbi bazën e një kampioni prej 150 të intervistuarish, qytetarë shqiptarë, në moshë madhore (30-45 vjeç), rezidentë kryesisht në veri të Italisë dhe në përqindja më të lartë janë emigrantë shqiptarë nga Jugu i Shqipërisë. Gjithë të intervistuarve iu kërkua të plotësonin individualisht një pyetësor. Periudha kur u zhvillua sondazhi është nga 2 deri në 5 qershor 2013. Në pyetjet e para të pyetsorit intervistuesve iu kërkua të specifikojnë moshën dhe krahinën prej nga vinin nga Shqipëria.
NDARJA E TË INTERVISTUARVE SIPAS MOSHËS
18-30 vjeç 22.08%
31-45 vjeç 40,26%
45-60 vjeç 31,17%
61+ vjeç 4%
Nuk përgjigjen 2,4 %
NDARJA SIPAS KRAHINAVE
Të ardhur nga Veriu i Shqipërisë 18,9%
Të ardhur nga Qendra e Shqipërisë 33,15%
Të ardhur nga Jugu i Shqipërisë 29,3%
Pa specifikuar 18,65%
Të intervistuarve u është kërkuar të vetëvlerësojnë njohjet e tyre mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Më shumë se 70% i konsiderojnë njohjet e tyre mjaft të mira, ndërsa 30 % i konsiderojnë të mjaftueshme ose aspak të mira.
Pyetjes se si e konsiderojnë ndjeshmërinë e qeverisë shqiptare ndaj problemeve të emigrantëve 92,4 % është përgjigjur “pak e ndjeshme” ose “aspak e ndjeshme”. Pjesa tjetër është shprehur se “edhe pse ka nevojë për përmirësim, janë të kënaqur”.
Në vijim, të intervistuarve u është kërkuar të specifikojnë liderin e parapëlqyer politik shqiptar.
Lideri politik shqiptar i parapëlqyer:
Edi Rama 29,55%
Sali Berisha 17,9 %
Bamir Topi 10,1%
Ilir Meta 8,8 %
Kreshnik Spahiu 7,6%
Të tjerë 9 %
Pa specifikuar 17,05%
Të tjerë të intervistuarve u është kërkuar të japin opinionin e tyre mbi tre liderët kryesorë politikë shqiptarë: Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta.
Më shumë se 55% ka shprehur një opinion negativ apo shumë negativ mbi figurën e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. 20% ka shprehur opinion pozitiv apo shumë pozitiv, ndërsa 23 % është shprehur idiferent.
Mbi figurën e liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, 43% e të intervistuarve janë shprehur negativisht ose shumë negativisht, ndërsa 33 % janë deklaruar me një opinion pozitiv ose shumë pozitiv dhe 23,5 % janë deklaruar indiferentë.
Thuajse 54% e të intervistuarve kanë deklaruar një opinion negative apo shumë negative mbi figurën e Ilir Metës, lider i LSi.
Vetëm 17% ka deklaruar një opinion pozitiv apo shumë pozitiv ndërsa 30% janë shprehur “indiferentë”.
Para se t’i përgjigjen pyetjes mbi preferencën politike të intervistuarve iu kërkua të specifikonin se çfarë reforme konsiderojnë parësore për nga rëndësia për qeverinë e re, që pritet të dalë nga zgjedhjet në 23 qershor.
Më shumë se 35% konsiderojnë të një rëndësie të parë reformën në shëndetësi, 33 % reformën në drejtësi, 20 % reformën në edukim, ndërsa pjesa tjetër është shprehur për të tjera reforma.
Pyetjes përfundimtare, “për cilën parti do ta jepje votën në zgjedhjet e 23 qershorit” ata u janë përgjigjur si më poshtë:
Partitë politike:
PS - 28,6%
PD - 17,5%
LSI - 9,1 %
AK - 13 %
FRD - 7,8 %
* Autorët e sondazhit për faqen online janë: Marion Gajda dhe Tedi Goga
Marion Gajda
I diplomuar në Shkenca Politike pranë Universitetit të Studimeve në Parma. Bashkëpunon me gazetën “Ponte di Mezzo”. Ka publikuar shkrime të ndryshme në gazeta të ndryshme kombëtare në Shqipëri. Bashkëpunon me revistat shkencore Trendet, Rruzull.
Tedi Goda
Diplomuar në Trade Marketing dhe strategji tregtare në Universitetin e Parmës. Prej kohësh është e impenjuar në studime tregu dhe përkapjen e preferencave të konsumatorëve përmes sondazheve dhe kërkimeve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)