Sondazhi/Çështja e të vëllait s'ndikon, 49% e qytetarëve mendim pozitiv për Fatmir Xhafajn

Sondazhi/Çështja e të vëllait s'ndikon, 49% e qytetarëve mendim pozitiv për Fatmir Xhafajn

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Rreth 49% e banorëve të Shqipërisë, të moshës 18 vjeç e lart (përkthyer në shifra numrore, mbi 1 milion të rritur), kanë opinion pozitiv për punën e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rreth 19% (rreth 400 mijë të rritur) kanë opinon neutral, ndërsa rreth 32% (rreth 670 mijë të rritur) kanë opinion negativ (shihni grafikun shoqërues). Thënë ndryshe, 2/3 e banorëve të rritur kanë opinion pozitiv ose neutral për punën e ministrit Xhafaj, ndërsa 1/3 ka opinion negativ.


(Të dhënat e sondazhit për Fatmir Xhafajn)

Detajet e sondazhit i jep Eduard Zaloshnja, i cili sqaron:

Këto rezultate i kam llogaritur përmes ekstrapolimit të të dhënave të sondazhit elektronik të rradhës, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Follow Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.

Sondazhi u krye me 1188 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar popullsinë e Shqipërisë sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh ishte plus/minus 3%.

Eduard Zaloshnja, analist

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fart zu entlasten: 23/05/2018 16:35

    Xhafa OK.Po pse me babaolet ndertohet kauza? PD del Parti e pedera**

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2018 15:35

    Fatmir Xhafaj eshte nje nder personat qe kane dhene kontribut ne reformen e drejtesise.Pastroi policine dhe reformen e saj.Iku koha e ndeshkimeve fisnore.

    Përgjigju
  • Arditi: 23/05/2018 09:33

    Keta po ecin me mentalitetin e PPSH qe per nje xhaje qe ka qene i denuar te vuante jo vetem familja por i tere farefisi. Nuk i ve faj se shumica e e atyre qe jane tek PD-ja kane qene antare te PPSH.

    Përgjigju
    • Eni: 23/05/2018 11:41

      Xhafaj e ka fituar besimin e tij ne popull qe me reformen ne drejtesi o shok.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja