Këngëtarja Soni Malaj ka rrëmbyer trofeun e 11-të të “Top Fest” si këngëtarja më e mire femër! “Nuk e besoj që kam marrë cmimin e parë në këtë edicion të “Top Fest”. Jam mësuar të marr trofe të çmimeve të ndryshme, por emocionin që të fal çmimi i parë është shumë i bukur” ka shprehur Soni pas spektalit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Më tej ajo ka rrëfyer dhe se si kjo këngë e ka goditur që në fillim dhe ishte pikërisht ai tingull që e bëri të rikthehej në “Top Fest”.
“Miku im i cili është agjent në Australi i tregon zërin tim një kompozitoreje australiane, Susie Ahern e cila u dashurua menjëherë më zërin tim ku më dërgoi gjashtë këngë. Në atë kohë isha në Romë, në shtëpinë tonë atje dhe shkova në një bar ku kishte shumë zhurmë dhe thashë kënga që do godas veshin tim atë do zgjedh”, theksoi Soni, rrëfyer emocionet e këtij trofeu.
Pas javësh të tëra prezantimi në ekranin e Top Channel dhe netëve gjysmëfinale, nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, e cila u kurorëzua me ndarjen e 12 çmimeve në kategori të ndryshme. Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Marina e Luana Vjollca në mbrëmjen finale të edicionit të 11-të të “Top Fest” u ngjitën në skenë artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme.
Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales Juria, e cila gjykoi 17 këngët që u ngjitën të dielën në natën finale, ishte e përbërë nga Shpëtim Saraçi, Dorian Gjoni, Eneida Tarifa, Petrit Sarkaxhi dhe Arbana Osmani.
Veç spektaklit dhe çmimeve, në këtë festival u kujtua përmes një homazhi këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela, e cila u nda këtë vit nga jeta. I gjithë publiku u çua në këmbë në nderim të artistes që i dha aq shumë muzikës shqiptare. Festivalit nuk i munguan as mesazhet sensibilizues që “Top Channel” ka nisur për një nga çështjet e ndjeshme të kohëve të fundit, siç janë vrasjet e femrave.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com, versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
56/2
Sondazhi i ditës:
Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?
-
Dialog
21.6%
-
Debat
54.6%
-
Nuk e di
23.9%
Vota total: 1178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Me motor në malin e Korabit, tashmë destinacion i preferuar dhe për të pasionuarit e sporteve në terrene të vështira
2 Shtator, 08:36
-
Përplasje me armë mes 2 fiseve në Prishtinë, 1 i vrarë 5 të plagosur
2 Shtator, 08:15
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Sulm ajror izraelit në shkollë, 11 të vdekur
2 Shtator, 08:07
-
'U ndjeva i huaj në familje!' Gjeniu i Matematikës dëshmon pas shuarjes së familjes në Itali! Nëna e quante 'Anjshtanji im', pse 17-vjeçari u bë vrasës (Detajet)
2 Shtator, 08:04
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për javën e parë të shtatorit
2 Shtator, 07:56
-
Do të shfuqizohet ligji për gjuhët? Reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut! Koalicioni 'Vlen': Nisma rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
2 Shtator, 07:38
-
Pushimet mbaruan, Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar! Pikat e nxehta: Xhaçka, mbetjet toksike të Kurum e reforma zgjedhore
2 Shtator, 07:33
-
Horoskopi, çfarë parashikon fati për ditën e sotme në të 12 shenjat
2 Shtator, 07:26
-
Lufta/ Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet
2 Shtator, 07:07
-
Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim
1 Shtator, 22:49
-
Mbyllja e rrjetit social X nga Brazili, Lula da Silva sulmon Musk: S'jemi vend me kompleks endacakësh! Të respektojë vendimin e Gjykatës, kush mendon se është?
1 Shtator, 22:38
-
Premier League/ Salah jep lajmin shokues: Ky do të jetë sezoni im i fundit me Liverpool
1 Shtator, 22:24