Soni Malaj nuk ndalet në muzikë,
tjetër bashkëpunim me Young Zerkën

Soni Malaj nuk ndalet në muzikë,<br />tjetër bashkëpunim me Young Zerkën
Pas rikthimit të saj në skenë si mentore e një prej spektakleve në ekranin shqiptar, nuk u largua më, madje i është përkushtuar e gjitha muzikës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj e cila vetëm pak javë me parë publikoi vidoklipin e saj të ri, një bashkëpunim me këngëtarin libanez, Saad Ramadan.

Edhe pse akoma po shijon suksesin e këngës, duket se është rikthyer sërish në punë, ku përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, këtë here bahskëpunimi vjen me Young Zerka.

soni malaj

Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ndodhet në një studio muzikore bashkë me këngëtarin e ri, Young Zerka, i cili vjen pas suksesit të radhës në edicionin e 15-të të “Këngës Magjike”.

Të dy këngëtarët kanë pasur një vit të mbarë dhe me triumfe.

Soni fitoi çmimin e pare në edicionin e fundit të Top Festit, me këngën “Me të jeton”, ndërsa Young Zerka me Aurela Gaçen triumfuan në “Këngën Magjike” me këngën “Pa kontroll”.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së përditshme të printuar “Shqiptarja.com”
Redaksia Online
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois