Sonila Meço sherr me Armand Shkullakun, lë ABC news

Sonila Meço sherr me Armand Shkullakun, lë ABC news
Moderatorja e njohur Sonila Meço ka braktisur ekranin e TV “ABC news”, ku prej vitesh moderon edicionet kryesore të tij, si dhe intervistat e rëndësishme politike të mbrëmjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda stafit të TV "Klan", të cilët pohojnë për një largim të tillë. Arsyeja është pas një përplasje të fortë mes saj dhe drejtorit të ri të sapo emëruar, në këtë televizion, Armand Shkullaku.

Kolegë të ndryshëm pohojnë se thelbi i debatit ka qenë momenti që drejtori Shkullaku ka bërë me dije reformatimin e televizionit “Abc news”, por që këto ide kanë rënë ndesh me ato të moderatores Meço, e cila shquhet për kokëfortësi. Fill pas këtij debati sipas kolegëve në këtë media mësohet se moderatorja prej dhjetë ditësh mungon në televizion gjë që është parë dhe nga vetë teleshikuesit, pasi ajo nuk ka qenë prezente në moderimin e lajmeve kryesore në këtë ekran dhe në edicionet e drejtuar prej saj si zakonisht.


Nuk dihet se cilat kanë shkaqet në mënyrë më të hollësishme, por mësohet që moderatorja prej ditësh mungon me arsyen e marrjes së lejes dhe problemve shëndetësore , e ndërsa është mbuluar nga kolegët e tjerë të këtij ekrani. Përpara se Shkullaku të emërohej në këtë televizion u fol se Meço kishte shfaqur ambicien për të drejtuar këtë televizion, që prej kohës kur u largua Franko Egro. Por ajo çka është e rëndësishme është se Sonila nuk do të bëj “divorc” me këtë media. Ajo do të kthehet sërish tek shtëpia e saj e parë nga ku dhe ka nisur të moderojë edicionet e para të lajmeve, në TV "Klan".

Mësohet se Sonila do të vijojë aty me një projekt të ri. Prej gati tre vitesh pasditet dhe mbrëmjet në “ABC News” krijuan një emër, një imazh, i cili bëri që ky televizion i ri të kthehet në një faktor në spektrin e mediave vizive në vend. Ka qenë një sfide fillimi në të për gazetaren dhe spikeren e lajmeve Meço, e cila braktisi studiot e Klanit për ti dhënë jetë edicioneve në një televizion të ri siç është “ABC news”. Sonila Meço prej vitesh gjendet në tregun mediatik ku mund të përmendim një karrirë të saj të suksesshme si moderatore lajmesh dhe prezantuese e emisioneve sportive e politike. Fillimet e saj datojnë në Tv "Klan" për të vijuar më pas në ekranin e "Top
Channel", më pas në "Vizion Plus", televizionin "Klan" sërish, “ABC news” dhe së fundmi stacioni i saj pritet të jetë Tv "Klan".


MBËRRITJA E SHKULLAKUT NË KRYE TË “ABC NEWS”
Ka vetëm pak muaj që Shkullaku është kthyer nga Kosova, ku drejtoi “Klan Kosova” dhe ndihet së tepërmi dora e tij në edicionet e lajmeve dhe mënyrën sesi e koncepton të bërit televizion në përgjithësi. E ashtu siç ndodh gjithnjë drejtori i informacionit merr përsipër të riformatojë median dhe stafin që ai drejton për të marrë përsipër dhe kostot e një ekrani të tillë.

Fill pas mbërritjes së Shkullakut u fol se ai do të riformatonte stafin, ku dhe kanë nisur të shfaqen në ekran idetë e tij të para në kronika dhe reportazhe televizive. Flitet se Shkullaku është një nga drejtuesit më energjikë dhe të zotë të aktualitetit, në tregun mediatik në vend, dhe se gazetarët e duan mjaft. Madje kujtojmë këtu largimin e tij drejt “Kosovës”, për të drejtuar “Klan Kosovën",  ku gazetarët e tij ishin gati të protestonin që ai tu rikthehej sërish.

Prej disa ditësh ka nisur të shfaqet në këtë ekran një video e konceptuar nga Bojken Lako, ku nuk mungojnë figurat kryesore të tij përfshirë dhe Sonilën. Kujtojmë se Shkullaku vjen pas dy drejtorëve të mëparshëm, të larguar tashmë, Franko Egro dhe Artur Zonja.

Shkullaku njihet si një nga gazetarët e vjetër të zotë, që vjen nga media e shkuar dhe ka një karrierë të gjatë televizive. Më parë ai ka drejtuar edicionet informative në Tv "Klan" për një periudhë të gjatë dhe së fundmi është ndalur në TV “ABC News”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

9/2
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore