Galatasaray-Juventus nis sonte fazën e parë me eliminim direkt në Champions League. Një përballje plot ngjyra që rikthen në memorie atë ndeshje të fazës së grupeve në 2013, kur turqit falë fitores 1-0 me golin e Snajder kaluan në fazën tjetër, ndërsa Juventus mbeti në grup. Këtë herë do të jenë një histori tjetër edhe për faktin se luhet me sistem vajtje-ardhje, por dëshira është e madhe për të avancuar më tej.
Zonja vjen në këtë sfidë pas derbit me Interin ku më e rëndësishme se forma fizike është rikuperimi mendor sidomos pas episodit me Kalulu-n, që solli humbjen 3-2. Në prag të ndeshjes që nis në orën 18:45, trajneri i italianëve Spalleti thotë se duhet pasur shumë kujdes. Sidomos ndaj dy sulmuesve si Icardi dhe Osimhen. Ky i fundit ka zbuluar se ka qenë shumë pranë kalimit te Juventusi, por presidenti i Napolit në atë kohë nuk e lejoi.
Dueli më intrigues i mbrëmjes padyshim është Benfica-Real Madrid, me skuadrat që takohen 20 ditë pas ndeshjes së çmendur në fazën e grupit ku portugezët fituan 4-2 dhe larguan Real Madrid nga top 8-ta. Sonte në orën 21:00 galaktikët duan hakmarrje dhe këtë e ka deklaruar edhe Arbeloa, i cili ka pohuar se kërkon të fitojë të gjithë trofetë. Ndërkohë nga ana tjetër trajner është Jose Muriunho, ish-tekniku i Real Madrid që ka folur me superlativa për ‘galaktikët’ duke i cilësuar mbretërit e kësaj loje. Megjithatë ai ka shtuar se do kërkojë me çdo kusht ti eliminojë nga Champions League.
Sfidë tejet interesante do të jetë edhe ajo në Gjermani mes Dortmund dhe Atalanta-s, ndërsa po në orën 21:00 Paris SG kampion në fuqi përballet në transfertë me Monaco-n.
Komente





