Soreca bisedë online me Bashën: Kontributi dhe monitorimi i opozitës, me rëndësi për vazhdimin e reformave

Soreca bisedë online me Bashën: Kontributi dhe monitorimi i opozitës, me rëndësi për vazhdimin e reformave

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka theksuar rëndësinë që ka opozita e një vendi  në monitorimin e reformave që ndërmerren në të mirë të gjithë shoqërinë. Gjatë një bisedë online me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u diskutua vendimi i BE për të hapur negociatat për Shqipërinë. Soreca dhe Basha ranë dakord që opozita duhet të vijojnë monitorimin dhe bashkëpunimin për reformat në vend.

"Sot zhvillova një bisedë me Lulzim Bashën për vendimin e hapjen e negociatave për Shqipërinë javën e kaluar nga Këshilli i Europës. Përmendëm dhe kuptuam rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam që ato duhet të vazhdojnë dhe se e gjithë shoqëria ka nevojë për bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës", shkruan Soreca.

Gjithashtu biseda u zhvillua edhe për ndihmat që BE i dha Shqipërisë prej 51 milionë Euro për blerje të pajisjeve mjekësore dhe rimëkëmbjen ekonomike ndaj luftës me koronavirusin. Soreca theksoi e BE do të qëndrojë në krahë të Shqipërisë si për COVID-19, dhe rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Ne folëm gjithashtu për mbështetjen që Bashkimit Evropian do i jap Shqipërisë në luftën e vazhdueshme kundër COVID-19 dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar", shkruan Soreca në twitter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Basha: Opozita do bëjë çfarë ka në dorë të kontribuojmë për proceset jetike në vend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shprehu falenderimet ambasadorit të BE, Luigi Soreca për hapjen e negociatave dhe ndihmën që familja europiane po jep për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit. Basha konfirmoi gatishmërinë e tij dhe opozitës për të kontribuar në procesin e reformave jetike për vendin gjatë bisedës që zhvilloi online me ambasadorin Soreca.

‪"Falenderime ambasadorit Soreca dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. PD dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me pajisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë", shkruan Basha.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpresojme qe Ambasadori z.Sorea ...!: 31/03/2020 16:54

    Tja mbaje nje vend Lulushkes per ne Rec te Shkodres ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri