TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca i është përgjigjur Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e cila e quajti deklaratën e tij të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme. Soreca thotë se deklarata e tij është paraqitur jashtë kontekstit duke risjellë edhe njëherë deklaratën ku është shprehur se lidhur me ndërtimin e teatrit kombëtar duhet siguruar një transparencë e procedurave dhe konkuencë e drejtë dhe e lirë.
"Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot në një pyetje mbi çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit.
Prandaj është e dobishme të theksohet se sot kam përsëritur qëndrimin e shprehur tashmë shtatorin e kaluar nga Komisioni Evropian, kur autoritetet kompetente shqiptare u ftuan për të ndjekur pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jo diskriminuese në treg. Gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë.
Unë shtova se është e nevojshme që të jepet kohë për procedurat institucionale për të marrë një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore që ekziston në këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit.
Më në fund përfundova duke kujtuar se Delegacioni i BE-së është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes si të drejtë themelore dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë", shkruan Soreca.
Paraditen e sotme, në një deklaratë të bërë lidhur me tetarin, Soreca tha se nuk është BE-ja ajo që duhet të thotë nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, pasi këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare, por kishte vetëm një kërkesë, respektimin e standardeve europiane për tenderin dhe konkurrencën e lirë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.4%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Opozita nesër protestë para bashkisë së Tiranës, policia përsërit thirrjen për distancim nga dhuna! Bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve
20 Qershor, 12:26
-
Protesta dje para Bashkisë së Tiranës, policia ndalon 'kamikazin' 38-vjeçar, nën hetim 3 persona të tjerë
22 Maj, 15:46
-
Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës
17 Maj, 12:03
-
Përfundoi misionin në Shqipëri, Soreca: Ishte nder dhe kënaqësi të drejtoja Delegacionin e BE-së
15 Nëntor 2023, 20:47
-
Pandëshkueshmëria, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje
15 Nëntor 2023, 18:55
-
Anuloi mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Tabaku: E pafalshme të kishim skena kaosi në sy të ambasadorit Soreca
13 Nëntor 2023, 11:17
-
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku për Report Tv: E anulova pasi Soreca dorëzoi sot raportin e KE-së
10 Nëntor 2023, 19:35
-
Soreca dorëzon Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ambasadori: Ka vështirësi, por janë të kapërcyeshme! Nikolla: Do analizojmë shqetësimet e KE
10 Nëntor 2023, 11:52
-
Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë, luftë korrupsionit! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus
9 Nëntor 2023, 11:53
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Soreca: Po e vlerësojmë! Qeveria: Askush s'duhet të shqetësohet! Do ratifikohet në parlament
9 Nëntor 2023, 11:31
-
Soreca: Garantoni votën e emigrantëve! Celibashi: Dështon nëse s'ka konsensus! Opozita: Mundësitë janë
19 Tetor 2023, 16:03
-
Soreca: Nevoja e zgjerimit të BE më e madhe se kurrë, Ballkani është pjesë e unionit! Hasani: Të hënën në samitin e procesit të Berlinit rezultate konkrete
13 Tetor 2023, 10:33