Soreca informon Hahn për situatën politike në Shqipëri: Reformat sjellin integrimin në BE

Soreca informon Hahn për situatën politike në Shqipëri: Reformat sjellin integrimin në BE

Luigi Soreca dhe Johannes Hahn

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca është takuar me eurokomisionerin Johannes Hahn ku e ka informuar lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori i BE përmes një postimi në twitter.

Soreca thekson se në kuadër të vendimit për hapjen e negociatave të vendin tonë me BE është thelbësor procesi i reformave në vend.

"I lumtur të informoja eurokomisionerin Johanes Hahn për zhvillimet e fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të vendimit të Tetorit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për pranimin në BE është thelbësor përqendrimi në procesin e reformave", shkruan Soreca.

Postimi i plotë i Soreca-s

Shqipëria pret vendimin KE lidhur me negociatat në 18 Tetor 2019. Komisioni Europian ka rekomanduar më herët hapjen e negociatave duke deklaruar se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në BE. Në prezantimin e progres-raportit në maj të këtij viti për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe ka përmbushur reforma të cilat duhen shpërblyer nga Bashkimi Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh