Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme ministren e Arsimit Besa Shahini.

Në fokus të takimit kanë qenë diskutimet mbi përgatitjen e strategjisë së re të arsimit.

"Takim frymëzues me ministren e Arsimit Besa Shahini.

Diskutuam mbi përgatitjen e strategjisë së re të arsimit, projektligjin për të drejtat dhe mënyrën e mbështetjes për fuqizimin e të të rinjve", shkruan Soreca në fotot e postuara me ministren.