Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me zv.kryeministren Senida Mesi.
Me anë të një statusi në Twitter, ai ka bërë të ditur takimin, duke bërë edhe një herë thirrje që të përshpejtohet reforma në administratën publike.
Të përshpejtohet reforma në administratën publike. Është primare për Shqipërinë në mënyrë që të sigurohet një rrugë e sigurt drejt BE-së. Me zv.kryeministren Senida Mesi gjithashtu diskutuam iniciativat konkrete që janë marrë për të siguruar barazinë gjinore në jetën e përditshme dhe në punë.
Luigi Soreca, ambasador
Ndërsa zv.kryeministrja Mesi u shpreh se gjatë takimit ambasadorin u nënvizua edhe mbështetja e plotë dhe e vazhdueshme e BE-së.
Diskutuam për reformën në administratën publike që qeveria shqiptare po ndërmerr, për të cilën u nënvizua edhe mbështetja e plotë dhe e vazhdueshme e BE.
Senida Mesi, zv.kryeministre