Mes 19 të shëruarve sot nga koronavirusi janë një mjek dhe dy infermierë. Për të shtatën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë. Në total deri tani janë shëruar 39 personel shëndetësor.
"1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19" shkruan ministrja.
Lajmi kryesor:
9 raste të reja me COVID, 19 të shëruar, mes tyre një mjek dhe dy infermierë! Rritet numri i të prekurve nga fasoneria e Krujës











