Sot, 21 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët përkujtojnë viktimat

Sot bëhen 21 vite nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën shumë persona. Familjarë të viktimave kanë përkujtuar sot ditën e tragjedisë duke hedhur edhe buqeta me lule në det.

Tragjedia e Otrantos është përkujtuar sot ne 21 vjetorin e saj nga familjare dhe të afërmit e atyre që humbën jetën në det. Familjarë të viktimave kanë hedhur buqeta me lule në det, në shenjë përkujtimi të familjarëve që kanë humbur në tragjedinë e 21 viteve me parë. Kreu i shoqatës së familjeve të viktimave, Pushime Calaj është shprehur:"Kemi 21 vite që nuk po gjejmë zgjidhje për te dashurit tanë që humbën jetën ne det , dhe do të vijojmë të kërkojmë të drejtat tona”. Edhe sot familjaret vijojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar në këto 21 vjet, ndërkohë që apeli i është drejtuar shtetit shqiptar, me qëllim dëmshpërblimin e familjeve të këtyre viktimave dhe vënien në vend të drejtësisë.

Në 28 mars të vitit 1997 rreth 115 shqiptarë po udhëtonin me anijen “Katri i Radës” drejt Italisë. Pas rreth 4 orësh lundrim në det, kanë mbërritur në Kanalin e Otrantos, aty ku dhe u godit nga anija luftarake italiane “Sibila”. 57 persona humbën jetën, 24 u deklaruan të humbur dhe vetëm 34 arritën të mbijetonin.


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan