23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, 'Heroi i Demokracisë'! Rudina Hajdari i 'shigjeton' të gjithë ata që sot 'e nderojnë': E zvarritën vendin pafund, i shërbyen interesave të ngushta

Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite. 23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.

Sot, si çdo vit politikanë të ndryshëm përpiqen ta nderojnë kujtimin e Azem Hajdarit me postime në 'Facebook' apo me një kurorë me lule te memoriali i tij, pikërisht në vendin ku ai u vra. Por të gjithë këta politikanë, në veçanti Berisha dhe Besha, janë shigjetuar me kritika të ashpra ndaj bija e tij, ish-deputetja Rudina Hajdari. Ajo ka kritikuar edhe Kryeministrin Rama. 

"Ata që e zvarritën vendin në rrugëtimin e tranzicionit pafund politik, me qëllim i sabotuan institucionet dhe mekanizmat demokratikë me synimin për ta vendosur shtetin në shërbim të interesave të tyre personale e familjare. Kështu për 30 vite, shteti, buxheti, pasuritë natyrore etj, nuk i shërbyen mirëqenies së përgjithshme por interesave të vetëm një grupimi i cili është pasuruar përtej çdo imagjinate, teksa shqiptarët ose janë varfëruar ose kanë emigruar ose ëndërrojnë të emigrojnë teksa ndiejnë se s’kanë të ardhme në këtë vend", shkruan Hajdari në një letër shumë të ndjerë në këtë 23-vjetor të vrasjes së babait të saj. 

'Heroi i Demokracisë' u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.  Për këtë krim me burgim të përjetshëm është dënuar Jaho Salihi Mulosmani, Ismet Haxhia i cili tashmë ka lënë qelinë dhe Izet Haxhiaj ish-truproja presidentit Sali Berisha. Por pas 23 vitesh drejtësia shqiptare ende s'ka një vendim final se cila është lidhja e Izet Haxhisë me këtë krim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Edi Paloka 'leksione' edhe për historianët: Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë së Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve

Një mesazh përkujtimi në 23 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, e ka bërë edhe Edi Paloka. Përmes një postimi në rrjete sociale ai shkkruan se Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë "pjesa më e mirë e historisë sonë, të historisë së shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm".

Pra, Paloka një nga "besnikët" e Berishës, përmes këtyre "leksioneve", ka sfiduar dhe vetë historianët me këtë deklaratë. 

“23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete  per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi. Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime, por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone, te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem! Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi! Respekt e nderim!”, nënvizon Paloka.

Paloka ishte në mesin e demokratëve që doli hapur krah Berishës pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi i PD nga Lulzim Basha me kërkesë të SHBA e cila e ka shpallur ish-kryeministrin "Non Grata"

 

 

Ora 12:22
Homazhet e demokratëve tek memoriali i Azem Hajdarit, Kreshnik Spahiu: Asnjëri prej tyre se ka njohur apo takuar! Këta dhe varrin po e keqpërdorin

Homazhet e demokratëve te memoriali i Azem Hajdarit, në të parin vit kur mungonte Sali Berisha  dhe familja e tij, por ishin vetëm disa drejtues të PD--së, Kreshnik Spahiu i ironizon duke kujtuar edhe ai shokun e tij të fakultetit.

Spahiu shkruan se asnjëri prej tyre në ceremoni nuk e ka takuar apo njohur Azem Hajdarin, teksa shton se ata edhe varrin po e keqpërdorin.

"Asnjë prej tyre s’e ka takuar dhe as nuk e ka njohur në jetë kurrë Azem Hajdarin.  Ky koment s’është cinizëm dhe as ironi por realitet, në ditën e shokut tim të fakultetit dhe mikut të idealeve që kurrë nuk i realizuam.

U vra i ndjeri për një parti, që u transformua në biznesin e dy familjeve mafioze.  Azem, u prehsh në paqe, se këta edhe varrin po ta keqpërdorin", shkruan në postimin e Kreshnik Spahiu.

Ora 10:29
Për herë të parë pa Sali Berishën, Basha homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit me vetëm 6 veta: Model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur homazhe në memorialin e Azem Hjadarit në përkujtimin e 23 vjetorit të vrasjes së një prej themeluesve të kësaj force politike. Por ndryshe nga çdo herë, kryedemokrati u shfaq sot pa liderin e historik, Sali Berishën, kjo për shkak se ai u përjashtua nga Grupi i PD. Basha ka qenë i shoqëruar vetëm nga 6 drejtues të PD-së, ndërkohë që ndryshe nga shumë vite të kaluara nuk ka qenë asnjë përfaqësues i familjes së 'Heroit të Demokracisë'. 

Në mesazhin e tij në këtë ditë të shënuar, Basha thotë se Hajdari është model frymëzimi për tu ndjekur për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

“Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besnik Çera. Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit. Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë. I paharruar kujtimi i tij”, shkruan Basha.

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limiti kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e emori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti. Por përçarje pati, madje debate me tone të forta e akuzat nga të besuarit e Berishës si Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka, të cilët e kundërshtuan atë. Madje ata ‘thyen’ urdhrin e Bashës duke u shfaqur krah Berishës dhe e shoqëruan atë deri në sallën e Kuvendit. Vendim i Bashës u cilësua nga disa prej demokratëve si vendim prej skuthi ndaj njeriut që “i dhuroi” partinë që themeloi në 1990.

Mes Sali Berishës ‘Non Grata’ dhe SHBA, Lulzim Basha zgjodhi këtë të fundit, duke “vrarë babanë e tij shpirtëror”. Këtë vendim ai e argumentoi se është i përkohshëm, deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore referuar betejës ligjore të nisur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, me këtë të fundit që e cilësoi si "të korruptuar" dhe e paditi për shpifje.

Për këtë vendim, Sali Berisha ka deklaruar se është njoftuar 30 minuta para se Basha ta bënte publike, megjithëse shtoi se nuk ishte i papërgatitur duke sqaruar se nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të shfrytëzojë influencën e tij “për t’i rikthyer sovranitetin PD-së” duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të kësaj force politike.

Ora 10:14
‘Një dorë kriminale e largoi nga jeta’, Shehu kujton vrasjen e Azem Hajdarit: Simbol për një epoke të re që po lindte

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Shehu shkruan se Hajdari u bë personifikim i zhvillimeve studentore që rrëzuan komunizmin, për t’i hapur rrugë Shqipërisë demokratike e perëndimore.

“Si sot 23 vite më parë familja, neve, PD, Shqipëria humbëm Azem Hajdarin! Ishin ditë të zjarrta, përmbysjeje të mëdha, shpresash të pa kufijeshme, entuziazmi, që asgjë nuk mund t’i ndalte, ato kohë kur si një uragan i vërtetë „shpërtheu“ Azemi. Azemi u bë personifikimi i atyre zhvillimeve studentore, që rrëzuan atë sistem makabër, për t’i hapur rrugë Shqipërisë moderne, demokratike, perëndimore. Dhe si i tillë ai u bë një simbol për një epokë të re që po lindte, si “vrasësi” i frikës, thelbësore kjo për atë që po ndodhte. Dhe kështu ai ngeli deri çastin kur ajo dore kriminale, atë natë shtatori e largoi nga jeta, për t’ia kaluar pa vdekësisë”, shkruan Shehu.

Ora 09:59
Sot 23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, ish-deputetja kujton të atin: Ishte guximtar, veti që s’i kemi parë më në skenën politike shqiptare

Në 23 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-deputetja Rudina Hajdari i ka dedikuar babit të saj një shkrim ku e cilëson atë një njeri luftarak, idealist dhe guximtar, veti të cilat sipas saj, nuk hasen më në ditët e sotme në skenën politike shqiptare.

Hajdari bën një krahasim të sistemit politik në kohën kur babai i saj ishte deputet me sistemin politik aktual. Ajo ironizon zhvillimet politike ku thotë se i vjen për të qarë e për të qeshur kur sheh që figurat politike të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre. Sipas saj, Azem Hajdari luftoi për lirinë dhe barazinë e nëse ai do ishte gjallë do kishte ndryshuar rrjedhën e kohës.

Shkrimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Kur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më. As nuk e dinte se do të linte mbas një boshllëk në zemrat tona, të familjarëve të tij por edhe në të gjithë historinë që pasoi më pas vendin.

Babi nuk ishte një njeri normal. Përgjatë rrugëtimit tim politik në Shqipëri e kam ndier prezencën e tij të fortë edhe mbas 23 vitesh. Në fshatra e mbanin mend si deputetin e tyre të parë dhe të fundit, njeriu i vetëm që ishte kujdesur të sillte ujë dhe infrastrukturë aty ku qeveria kishte shekuj që i kishte harruar. Në qytet e mbajnë mend si njeriun e njerëzve të thjeshtë që luftonte me burokracinë dhe padrejtësinë.

Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare. Ëndrra e tij ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike, ku njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre me besim e pa frikë për të ardhmen e fëmijëve. Fatkeqësisht kjo ëndërr ende nuk është bërë realitet dhe sot dua të flas pak mbi arsyet përse kjo ka ndodhur.

Ata që e zvarritën vendin në rrugëtimin e tranzicionit pafund politik, me qëllim i sabotuan institucionet dhe mekanizmat demokratikë me synimin për ta vendosur shtetin në shërbim të interesave të tyre personale e familjare. Kështu për 30 vite, shteti, buxheti, pasuritë natyrore etj, nuk i shërbyen mirëqenies së përgjithshme por interesave të vetëm një grupimi i cili është pasuruar përtej çdo imagjinate, teksa shqiptarët ose janë varfëruar ose kanë emigruar ose ëndërrojnë të emigrojnë teksa ndiejnë se s’kanë të ardhme në këtë vend.

Kur i sheh sot të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre, të vjen të qeshësh e të qash njëkohësisht. Të qeshësh sepse janë viktima perfekte të krijesave të tyre dhe të qash për nivelin e hipokrizisë që shfaqin. Aq keq është dëmtuar shteti shqiptar nga ata që e drejtuan këto 30 vite, aq shumë i kanë shtrembëruar mekanizmat demokratikë, aq shumë i kanë vendosur në kontroll të gjitha burimet e vendit, saqë shoqëria e ka të pamundur sot të vetëkorrigjohet dhe u duhet patjetër ndihma e aleatëve si SHBA të cilëve u duhet të përdorin peshën e rëndë të reputacionit dhe mekanizmat e tyre penalizuese në betejën për të ndërtuar një shtet të vërtetë shqiptar.

Nëse partitë politike do të ishin ndërtuar me parimin demokratik dhe do të funksiononin si të tilla, debati në Shqipëri do të ishte shumë i shëndetshëm. Sot nuk do të flisnim për individë por për çështje. Nuk do të diskutonim për fatin e familjeve politike që kanë grabitur vendin për 30 vite por për fatin e familjeve të thjeshta shqiptare.

Përshembull sot në vend që të debatonim për nivelin e ushqimit që do i privohet një familjeje politike për shkak të një vendimi që SHBA ka marrë, debati duhet të shkonte drejt dëmit që i është bërë qindra mijëra familjeve në nevojë nga rritja e papritur dhe arbitrare e çmimit të bukës. Kryeministri në vend që të mblidhte letrat e teatrit politik në parlament, duhet të mblidhte gjithë bizneset e miellit dhe të merrte masa që kjo të mos ndodhte ose të krijonte kushte rimbursim për ata që nuk e përballojnë dot.

E pra, si ky rast ka me mijëra. Në fakt 30 vite i kemi shpenzuar duke mos debatuar për vendin, për fëmijët, për rininë, për familjet shqiptare por vetëm e vetëm për fatin e 3-4 familjeve politike të cilat ia kanë dalë të ngrenë një sistem të mbyllur i cili nuk ka shumë diferencë nga sistemi monist për nga mënyra se si funksionin.

Nëse atëherë të internonin apo burgosnin kur nuk mendoje në linjën e partisë, sot të përjashtojnë dhe lincojnë publikisht. Nëse atëherë të pushkatonin fizikisht, sot të pushkatojnë politikisht dhe ekonomikisht. Shqipëria do të dalë nga kjo situatë kur shumica e shqiptarëve të kuptojnë se mirëqenia dhe zhvillimi nuk vijnë nga lideri i fortë por nga sistemi i drejtë dhe institucionet e forta të cilat garantojnë demokracinë, lirinë dhe barazinë. Kur të fillojnë të mos mbështesin më parti e individë sepse prej tyre varet ushqimi i ditës por të mbështesin vizionin për ndërtimin e një sistemi i cili tu garantojë mirëqenie gjithë jetën. Kur të vendosin të mos luftojnë më thjesht për mbijetesë por për të ndërtuar një të ardhme të sigurt.

Drejtuesit venë e vijnë, sistemi dhe institucionet mbeten dhe i rezistojnë kohës. Nëse Azemi do të ishte sot mes nesh, do të luftonte pikërisht për këtë. Në fakt energjia dhe kurajo e tij me siguri do ta kishin ndryshuar rrjedhën e historisë.

Ora 09:46
Azem Hajdari u vra 23 vite më parë, Meta: Guximi i tij të frymëzoje përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa

1631433108_1631433062page.jpg

Presidenti Ilir Meta në këtë ditë të shënuar ka përkujtuar vrasjen e Azem Hajdarit, një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Meta shkruan se guximi dhe që kishte Hajdari është një shembull për tu ndjekur në përpjekjet tona për të krijuar një Shqipëri si gjithë Europa.

“Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë. Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Meta.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/09/2021 23:15

    Per te qare e per te qeshur!Basha ben homazhe paradite,Sala ben homazhe ne mbremje,familja s'vete fare per te mos i mbetur hatri asnjerit dhe te duket sikur s'mban ane.Po veprojne sikur eshte dita e clirimit,kur PD ben homazhe ne 28,kurse te tjeret ne 29 Nentor./A house dividet cannot stand/ ka thene Linkolni.Te shohim sa do qendroje kjo <<karabina>>!

    Përgjigju
  • DENI 08: 12/09/2021 17:31

    Normale qe shqiperia nuk ecen para deri sa nderohen trafikant dhe kriminel si azemi e saliu dhe gjith te tjeret met lul ed è tjt

    Përgjigju
  • asdfg: 12/09/2021 16:20

    azemi ishte qen dhe si qen iku....

    Përgjigju
  • Jim: 12/09/2021 16:18

    Eshte turp per nje komb qe nderon njerez ordinere si ky

    Përgjigju
  • Haha: 12/09/2021 15:50

    ky hero demokracie?! ky dhe llum i demokracicese nuk klasifikohet se eshte me poshte .... po kujt ja ka mbushur mendjen kesaj familjeje hajdute qe knae ndonje rol ne kete vend hajvane iliterare dhe kriminele qe kishin mbetur te na gjykojne neve. ike moj gale do meresh dhe me politike ti tru peselekshja....

    Përgjigju
  • Paoagalli: 12/09/2021 09:55

    O Tritan Prasi ai qe ti po i del ne krah ai qe nuk shkruan asnje fjale per te ai eshte organizatori dhe ekxekutori i liderit te levizjes studentore te dhjetorit 1990 te paharruarit Azem Hajdari dhe ky eshte Sali Rame Berisha qe per krimet qe ka kryer edhe Hitleri me Stalinin do ta kishin zili.

    Përgjigju
  • Artani: 12/09/2021 09:13

    Për sa kohë PTSH (Partia Talebane e Shqiperise) ka burim frymëzimi Saliun dhe Hajdarin e Tropojës,PS(Partia Siçiliste) e Edvin Velisë do vazhdojë dhe nja 12 vjet të tjera në pushtet.

    Përgjigju
    • Heqerem Ametlli: 13/09/2021 02:06

      qen bir qen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit