Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, Sheholli: Shqiptarët duhet t'i jenë falenderues brez pas brezi Aleancës e SHBA-ve

Sot mbushen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake-policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Për të folur mbi këtë ngjarje historike për kombin shqiptar, ishte i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Fatmir Sheholli, analist nga Kosova.

Sheholli theksoi mirënjohjen që duhet të kenë shqiptarët, e veçanërisht ata të Kosovës, ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për lirinë të cilën ato i ndihmuan për ta fituar.

“Natyrisht që çdo shqiptar, në gjakun e vet dhe në familjen e vet, e besoj që e feston 24 marsin si datë të veçantë në historitë e shqiptarëve por edhe të shtetit të Kosovës. Ajo që duhet potencuar dhe duhet thënë është se shqiptarët e Kosovës ishin me fat të jashtëzakonshëm dhe themi edhe nga Zoti vet i shënjteruar kështu më 24 mars të vitit ’99, duke na çliruar njëherë e përgjithmonë nga okupatori serb. Kjo e bën të fuqishme shprehinë, ndodhinë, datën dhe mirësinë që e kemi sot në republikën tonë, por pa harruar kurrë brez pas brezi, falenderues NATO-s e veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës por para së gjithash falenderues kombit tonë dhe Ushtrisë Çlimtare të Kosovës, pa të cilët edhe NATO-ja nuk do të ishte në atë formë që ishte në atë periudhë”,- tha Sheholli.

Marrëveshjen ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Sheholli e quajti një masë të domosdoshme përballë axhendës ruse në Ballkanin Perëndimor, të zbatuar sipas tij nga Serbia dhe Hungaria.

“Çdo aktivitet i cili ka përmirësim dhe fuqizmin të shtetit të Kosovës, për Republikën e Serbisë do ketë komente të tilla. Është shumë mirë kur është fati që të ketë dhe marrëveshje të tjera, jo vetëm me Kroacinë, por më këdo që të jepet mundësia. Me Shqipërinë natyrisht që jemi vëllezër dhe motra dhe këtu nuk kemi asnjë lloj hezitimi në këtë raport. Por duke e parë që Serbia si një messenger i Rusisë në këtë pjesë të Europës së bashku edhe me Hungarinë e këtij “Putinit të vogël”, Orban, kanë filluar pak të paraqesin fytyrën putiniste në Ballkanin Perëndimor, por shtetet si Kosova, Shqipëria dhe Kroacia dhe jam i bindur dhe shtete të tjera demokratike, nuk mund të mbesin pa fjalë dhe vetëm t’i shikojmë se çfarë veprimesh do të marrin Serbia dhe Hungaria, Sllovakia apo dikush tjetër të cilët e kanë në shpirt çështjen e putinizmit. Unë besoj që kjo marrëveshje e ka pasur një të mirë që ne në të ardhmen ta dimë saktë se jemi perëndimorë, jemi me NATO-n, sepse në fund të fundit kemi arritur marrëveshjen me 2 shtete të cilat janë pjesë e NATO-s”,- tha Shaholli.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses

Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses