Tirane - 6 korriku i vitit të kaluar ishte dita e fundit kur Arben Ahmetaj u paraqit në Kuvend. Një javë më pas Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e tij.
Këtë të shtunë bëhen plot 6 muaj kalendarike që ish zv. Kryeministri mungon në parlament pasi ndodhet në arrati. Dhe pikërisht për këtë arsye ai mund të konsiderohet me mandat të humbur.
Sipas Kushtetutës, konkretisht nenit 71, pika 2, germa d, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon 6 muaj rresht në Kuvend.
Pasi të kthehet nga pushimet, me nisjen e sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të duhet të konstatojë pavlefshmërinë e mandatit dhe të njoftojë KQZ-në me vakancën, ndërsa institucioni i zgjedhjeve të bëjë zëvendësimin sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet me 11.287, duke u renditur në top listën e 5 më të votuarve të PS në këtë qark.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.
Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Pavarësisht se i zhveshur nga imuniteti, Ahmetaj nuk mori asnjë vendim për të hequr dorë vullnetarisht nga mandati, teksa as kolegët e tij në grupin e PS nuk morën asnjë vendim për ta përjashtuar nga grupi.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Buka', GJKKO shtyn seancën për ish-zv/kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj! Shkak mungesa e gjyqtarit Çela, ka marrë lejen e zakonshme
10 Mars, 10:06
-
Vila e ish-gruas së Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën
7 Mars, 13:11
-
Zgjedhjet/ Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia
28 Shkurt, 10:37
-
Dritan Hila: Nuk është luftë për drejtësi, por për Tiranën
14 Shkurt, 10:10
-
Diferenca/ Xoxa u kthye brenda ditës në Shqipëri, Adriatik Llalla në kërkim merr pjesë në takimet e Berishës në Itali! Ahmetaj jep intervista nga arratia
11 Shkurt, 13:18
-
Mero Baze: 'Protesta' ishte një arsye që Rama të hapte sonte ndonjë verë të shtrenjtë
8 Shkurt, 21:05
-
Mero Baze: Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn
7 Shkurt, 21:27
-
PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Perla e Berishës: Skenarin do e shpallim nesër, se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona!
7 Shkurt, 19:38
-
VIDEO/ Belind Këlliçi gënjen hapur! Përgënjeshtron veten brenda 4 minutave, në siklet nga akuzat se paguhet nga Belinda Balluku
5 Shkurt, 10:51
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
'Air Albania' i përgjigjet Arben Ahmetajt: Paguaj borxhet që na ke, për udhëtimet që ke bërë bashkë me familjarët e tu
29 Janar, 15:22
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
Tigri prej letre,vodhi dhe u zhduk.
Përgjigju